Opozita parlamentare: Jo për një reformë me “arna”, ndryshim sistemi

POLITIKË


Për opozitën parlamentare ndryshimi i sistemit elektoral është pika kyçe ku do të bazohen ndryshimet e Reformës Zgjedhore. Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni thanë në emisionin “Real Story” se opozita parlamentare kërkojnë një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, në të cilin të përfshihen edhe rekomandimet e OSBE/ODIH-it, dhe se nuk do të votojnë asnjë ‘arnim” të Reformës Zgjedhore që mund të bëhet përmes një marrëveshje mes PS dhe PD.

Deputetja Hajdari tha se do të punohet mbi draftin e paraqitur në tetor, si  më i miri i paraqitur, ku do të reflektohen jo vetëm rekomandimet e OSBE/ODIHR-it por edhe do të punohet për ndryshimin dhe përmirësimin e sistemit për të patur një përfaqësim më të mirë të qytetarëve dhe kryetarët e partive të mos kenë monopolin me listat e deputetëve.


U paraqitën dy drafte me rekomandimet e OSBE, një në tetor, që ishte më i mirë dhe një në dhjetor që u soll i arnuar sipas interesave të PS dhe PD. Në do të punojmë me draftin  tetorit dhe do të bëjmë të gjitha ndryshimet dhe sugjerimet e duhura në mënyrë që të paraqesim rekomandimet e dhëna nga OSBE, të përmirësojmë sistemin dhe të kemi një përfaqësim më të mirë. Në dëshirojmë një sistem të ri dhe do e paraqesim atë në komision dhe parlament. Kërkojmë një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura.” tha Hajdari në Real Story.

Në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti Ralf Gjoni, i cili u shpreh se nuk do të jap votën e tij nëse nuk ka ndryshim të sistemit.

Ndërhyrja në ligjin për partitë politike që kryetarët të mos kenë monopolin për listat për deputetët dhe shumë ndryshime të tjera janë jetike. Ne do të votojmë një paketë gjithëpërfshirëse të sistemi zgjedhor ku kërkohet ndryshim i sistemit dhe të reflektohen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Nëse PS nuk kërkon ndryshim të sistemit, vota ime nuk do jetë në favor të një pseudo reforme.Nuk do votojmë asnjë makijazh buzëkuq, ose arnim teknik, për reformën zgjedhore.” tha Gjoni / REAL STORY




Skip to toolbar