“Gjuha shqipe në Maqedoni një rrezik i vërtetë”, Ali Ahmeti: Pa shqiptarët Maqedonia i ka ditët e numëruara

AKTUALITET


Për Ali Ahmetin Maqedonia ka ardhmëri, bashkëjetëse, bashkëqeverisje, vetëm me shqiptarët, pa shqiptarët, shtoi ai Maqedonia nuk mund të mbijetojë dhe ditët i ka të numëruara.Në fjalën e tij në samitin IV të Diasporës, Ahmeti u ndal gjithashtu edhe në debatin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

“Sa i takon gjuhës shqipe në Maqedoni është një rrezik i vërtetë duhet t’i dalim zot të gjithë gjuhës që e flasim të gjithë. Gjuha shqipe në Maqedoni me marrëveshje ndërkombëtare të nënshkruar dhe të garantuar nga SHBA me përfaqësues të dërguarin e Bush, është nënshkrues dhe BE, është garantues NATO, dhe ne e kemi besuar në autoritetin e SHBA, BE dhe NATO-s.

Kemi pranuar marrëveshjen në Ohër, kemi punuar bashkarisht. Suksesi i marrëveshjes së Ohrit, nga simbolet kombëtare, arsimi në gjuhën shqipe e folura në administratë e gjuhës shqipe, dhe përfundimi ligjit të gjuhës shqipe që e flasin mbi 20 % e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së atëhershme që ishte Republikë jugosllave, gjithashtu është gjuhë zyrtare si edhe me alfabetin e tij. Cdo koment tjetër që mund të bëhet, është vetëm për të gërryer përfundimisht marrëveshjen e Ohrit dhe për t’i ndryshuar karakterin kësaj marrëveshje ndërkombëtare . Përgjegjësinë e kemi të përbashkët Uashington, Bruksel, NATO, forcat politike shqiptare, forcat politike maqedone. Maqedonia ka ardhmëri, bashkëjetëse, bashkëqeverisje, vetëm me shqiptarët pa shqiptarët Maqedonia nuk mund të mbijetojë dhe ditët i ka të numëruara.” tha ai.



Skip to toolbar