Nuk ka liri per kryebashkiakun e Tiranes Erion Veliaj. Gjykata e Larte nuk pranoi zëvëndësimin e masës së arrestit me një masë më të butë sigurie, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaccëm të datës 13 mars 2025.
Kolegji penal me relator Sandër Simonin dhe anëtarë Genti Shalën dhe Valbon Cekrezin morën në shqyrtim ccështjen e cila u rikthye nga Gjykata Kushtetuese që e cilësoi masën e Veliajt joproporcionale.
Shkalla e tretë e gjyqësorit vendosi që Veliaj të vijojë qëndrimin që qeli, si person që dyshohet nga SPAK për konsumimin e 5 veprave penale. Mbrojtësi ligjor i Erion Veliaj, Plarent Ndreca në një reagim për Abcneës, për herë të parë pranoi se Veliaj po sulmohet politikisht.
“Mund ta izolojnë dhe t’i kufizojnë mundësinë për të folur, por nuk mund ta mundin politikisht nëpërmjet vendimeve gjyqësore. Një politikan mundet me votë, përballë qytetarëve, dhe jo përmes “lawfare”-it”, tha ai
Pas këtij vendimi që u shpall këtë të martë nga shkalla e tretë e gjyqësorit, Erion Veliaj mund ti drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese duke kundërshtuar masën e arrestit.
Por duket se më shume se te Gjykata Kushtetuese, Erion Veliaj i mban shpresat pertej shqiperise. Avokati i tij Ndreca la të kuptohej se po përgatit dosjen për tju drejtuar gjykatës së Strasburgut.
“Ne do të përdorim çdo mjet juridik që parashikon Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare”, tha Ndreca.
Kryetari i Bashkisë Tiranës u arrestua në 10 shkurt të vitit 2025 pasi dyshohet se në bashkëpunim me gruan e tij Ajola Xoxa, ngriti një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash. Ndaj tij është ngritur akuza korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, fshehje e mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të paligjshme në qeli.
Veliaj po gjykohet me proces të zakonshëm në Gjykatën e Posacme Antikorrupsion, ndërsa deri më tani asnjëra prej seancave në themel nuk është zhvilluar për mungesë avokatësh


