Gjykata jep urdhrin, bastiset Federata Mbretërore Spanjolle

BOTA


Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) është bastisur nga policia sot (e mërkurë) në mëngjes në lidhje me dyshimet për korrupsion, bazuar në ‘kontratat e parregullta’ gjatë pesë viteve të fundit.

Lajmi shpërtheu rreth mesditës të sotme se selia e Federatës Spanjolle të Futbollit ishte bastisur nga policia për dokumente dhe prova mes pretendimeve për pastrim parash.


Siç raporton “Diario AS”, urdhri është dhënë nga e njëjta gjykatë që po heton kontratat e nënshkruara midis RFEF dhe Arabisë Saudite në lidhje me Superkupën e Spanjës.

Kontaktet fillestare mes të dyve u negociuan nga Kosmos, një kompani në pronësi të Gerard Pique.

Këto kontrata përfaqësojnë të ardhura prej 40 milionë euro në vit për RFEF.

Përveç bastisjes, janë bërë shtatë arrestime dhe bastisje në disa shtëpi të tjera punonjësish dhe ish-punonjësish janë bërë njëkohësisht.

Arrestimet nuk u bënë në ambientet e Federatës në Las Rozas në pjesën e jashtme të Madridit.

Një nga ato shtëpi i përket ish-presidentit të RFEF-it, Luis Rubiales, i cili u pezullua nga FIFA dhe qeveria spanjolle, ndërsa ata prisnin rezultatet e akuzave të tij për sulm seksual. Policia shkoi në shtëpinë e tij në Granada për të kërkuar prova, por ende nuk besohet të jetë arrestuar./ h.ll/abcnews.al




Skip to toolbar