Goditet kalaja e drejtësisë/ Arben Meçe: Siguria në gjykata nuk garantohet nga Policia, por nga kancelaria

AKTUALITET


Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi ngjarjen tronditëse të ndodhur në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua me armë zjarri brenda sallës së gjyqit, duke e cilësuar si një ngjarje që tregon dobësinë dhe mungesën e sigurisë në institucionet shtetërore.

Meçe theksoi se sigurimi i ambienteve të gjykatave nuk është më përgjegjësi e Policisë së Shtetit, por i kalon në kompetencë kancelarive të gjykatave në bashkëpunim me kryetarët përkatës.

“Sigurinë e institucioneve në kuadër të pavarësisë së sistemit të drejtësisë mbart vetë instrumenti i drejtësisë, Çfarë do të thotë, se Policia është larguar  absolutisht nga ndërtesat dhe sigurinë e garanton kancelari i gjykatës, në lidhje me kryetarin e Gjykatës. Ky është realitetit.  E dyta, gjyqtari, a mund të vritje në rrugë? Vritej, prandaj siguria e gjyqtarit nuk lidhet me faktin se është Brenda ndërtesës apo jashtë. E treta, kush ishte gjyqi sot?

Nuk ishte kthim pronësie sot. Përmbarimi kishte vënë gjobë 500  mijë lekë të vjetra 31 anëtarëve se nuk dilnin nga shtëpia. Pra , këta e kishin marrë të drejtën. Të drejtën e atij objekti e kishin marrë, ka shkuar përmbarimi për t’i nxjerrë nuk kanë dalë dhe ka bërë gjobë. Kjo diskutohej sot në gjykatë dhe gjyqtari i ka dhënë të drejtë për mosekzekutimin e 500 mijë lekëve të vjetra, jo për kthim pronash. Ky është një fenomen i akumuluar.

Ka mbi 10 vjet që është bërë publik. Është çështje që nga 1992 ka qenë dhe nuk ka marrë zgjidhje. Personi që ka qëlluar nuk ka lidhet të drejtpërdrejtë me çështjen, është nipi. Ai që e ka bërë gjithë luftën ka qenë xhaxhai. Nuk ka lënë media shqiptare dhe çështja vazhdon dhe mbetet pezull.”, tha ai.



Skip to toolbar