Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural Andis Salla në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë” po zhvillojnë një takim me fermerët në Dibër.
Rama në fjalën e tij tha se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi ekonomik, ku bashkëpunimi mes prodhuesve nuk është më një zgjedhje, por një domosdoshmëri.
Kryeministri theksoi se vendi po i afrohet modelit të Bashkimit Europian, ku funksionimi përmes bashkimeve dhe strukturave të përbashkëta u jep prodhuesve më shumë fuqi në treg.
Ai sqaroi se ndryshe nga modeli i së kaluarës gjatë komunizmit, ku prodhimi ishte i centralizuar, në modelin europian çdo prodhues punon në mënyrë të pavarur, por bashkëpunon në shitje.
Rama: Kemi hyrë në një fazë kur nuk jemi më të dëshiruar, por të detyruar të hyjmë, që është faza e bashkimit. Jo si kooperativat e dikurshme, por si kooperativat e Bashkimit Europian. BE funksionon me kooperativa, por ndryshe nga ato të komunizmit, secili prodhon më vete dhe të gjithë shesin bashkë. Duke shitur bashkë krijojnë një volum shumë më të madh. Kanë një pozitë negociuese shumë më të fortë me blerësit.
