Goditi Sali Berishën me grusht në fytyrë, Gerti Shehu i drejtohet Apelit: Mos më lini në burg 

AKTUALITET


Gert Shehu ka dorëzuar ankim ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që e la atë në burg. Ai akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosjes së lehtë me dashje ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Mbrojtja kërkon zbutje të masës së sigurisë dhe hetimin e tij në një masë më të lehtë se ajo e arrestit në burg.

Ish kryeministri Sali Berisha u sulmua më 6 dhjetor papritur nga 31-vjeçari Gerti Shehu, ndërsa po ecte nga selia e partisë së bashku me ish presidentin Ilir Meta, drejtuesin e Partisë së Lirisë, në drejtim të shëtitores “Dëshmorët e Kombit”, ku po niste një protestë kundër kryeministrit Edi Rama.



Skip to toolbar