Gola dhe përmbysje me Bylis, por ia del Skënderbeu

SPORT


Sfida e javës së 12-të e Superligës mes Bylist dhe Skënderbeut ka rezultuar spektakolare me gola dhe përmbysje, duke u mbyllur me fitoren e korçarëve me shifrat 2-3. Në Ballsh miqtë nga Korça e mbyllën pjesën e parë në avantazh me golin e Krasniqit, që në ekstremin e 45 minutave realizoi me penallti.

Në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 79, vendasit përmbysën shifrat me golin e Goxhajt, i cili shënoi pas Muratajt, duke dhënë përshtypjen e një fitoreje. Gjithsesi të besuarit e Ilir Dajës treguan maturi duke barazuar fillimisht me Bregun dhe më pas duke përmbysur me Gripshin, i cili ishte edhe autori i golit trepikësh. Me këtë fitore Skënderbeu largohet nga vendi i tetë, ndërsa Bylis humbet mundësinë për të kaluar përkohësisht kreun.


Ndërkohë takimi tjetër i ditës së shtunë në Superligës mes Luftëtarit dhe Teutës është mbyllur me rezultatin 0-0. Pavarësisht tentativave të dy skuadrave në fund portat mbetën të paprekura, me skuadrat të cilat në fund ndanë pikët. 




Skip to toolbar