Përplasen makina me motorin, vdes motoçiklisti

AKTUALITET


Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune, ku për pasojë ka humbur jetën një person. Ngjarja ka ndodhur një aksin rrugor Lezhë- Shkodër, ku një automjet për përplasur me një motor pranë Balldrenit.

Menjëherë pas këtij aksidenti, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë shoqëruar drejtuesin e makinës dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


Policia deklaroi zyrtarisht se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”,  ku mjeti me  drejtues shtetasin  M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç, banues  në Torovicë, i cili për pasojë ka humbur jetën.




Skip to toolbar