Grabitje në Peqin, autorët dhunojnë pronarin e supermarketit

AKTUALITET


Një grabitje është regjistruar gjatë orëve të natës në Peqin. Mësohet se pronari i një supermarketi është dhunuar nga tre persona të armatosur, të cilët i kanë marrë dhe paratë e xhiros ditore të biznesit.

Sipas informacioneve, pre e grabitjes ka rënë Agim Spahiu. Autorët e grabitjes janë larguar me një automjet që i priste në vendin ku kryen grabitjen.


Ndërkohë,  Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.




Skip to toolbar