“Gratë, pamja e fitores sonë”/ Rama në Dibër: Më 11 maj, falë jush, Dibra do votojë aty ku duhet

AKTUALITET


“Kam ardhur që me gurët e poshtëm, t’i lëvizim të gjithë gurët e epërm. Sot, kur sapo hyra, më është kujtuar takimi i parë në PS e Dibrës. Takimi i parë, të gjithë burra, të mbyllur si strofë atje. Nuk merrja vesh çfarë thoshin, më budallai aty isha unë. Sot, para se të vinim, ishim ulru te bulevardi dhe i thashë Astrit Ademit, ti asnjëherë nuk e ke besuar kur e kam thënë, PS këtu, nëse nuk i nxjerr gratë nga shtëpitë dhe nëse nuk e marrin gratë dibrane komandën, nuk fiton kurrë. Sot, e gjithë kjo pamje, e paimagjinueshme 10 vjet përpara, është pamja e fitores tonë. Unë, deri pa e parë këtë pamje nuk e besoja këtë. Ajo që është e rëndësishme, 4 apo 3, më 11 maj, falë jush, vajzave dhe grave të Dibrës, Dibra do votojë aty ku duhet, dhe më 12 maj do gdhihet rozë, sepse Dibra është grua, Shqipëria është grua dhe Evropa është grua”, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar