“Kanabisi i Lazaratit u bë brand në Amsterdam”, Meçe: Nuk është ndërtimi pastrim parash!

AKTUALITET


Eksperti Arben Meçe ka ngritur shqetësimin për lidhjen mes ndërtimeve, qarkullimit të parave dhe dyshimeve për pastrim parash në Shqipëri. Ai u ndal edhe te kultivimi i kanabisit, duke e cilësuar vitin 2016 si një moment kur, sipas tij, politika e amplifikoi këtë fenomen.

Duke iu referuar zhvillimit të ndërtimeve në zonat e Kamzës dhe Paskuqanit, eksperti ngriti pikëpyetje mbi burimin e parave që financojnë këtë aktivitet.

Sipas tij, në shumë raste investimi nis që në fazën e gërmimit dhe financohet nga qytetarët, ndërsa jo domosdoshmërisht nga subjektet që disponojnë lejet e ndërtimit.Ai pretendoi gjithashtu se 95% e ndërtimeve blihen që në fazën e themelit. Meçe argumentoi se ndërtimi nuk duhet parë si mënyra e vetme për qarkullimin apo fshehjen e parave të paligjshme, duke përmendur edhe floririn, diamantet dhe Bitcoin-in si forma të tjera të mundshme të ruajtjes dhe transferimit të pasurisë.

“ Viti 2016 është momenti kur politika amplifikoi kanabisin në Shqipëri. Nga viti 2011 deri në vitin 2014 kemi Lazaratin, që prodhonte 900 tonë. Është harruar! Kanë qenë në administrim të centralizuar. Kanabisi i Lazaratit u bë brand në Amsterdam.

Në vitin 2025, kur u bë censusi në Shqipëri, në Kamëz janë regjistruar 28 mijë banesa në 100 mijë metra katrorë, qytetarët kanë shpenzuar rreth 2 miliardë euro. Një ndërtesë njëkatëshe me bazë 1 mijë metra katrorë shkon 60 milionë euro. Në Paskuqan janë ndërtuar lagje të tëra për 2 vjet, dhe kjo është pastrim parash. Atyre që i kanë ndërtuar, u është diskutueshme.

Mekanizmi i ndërtimit në Shqipëri filloi me gërmimin, ku investimin e bënte qytetari, jo ai që kishte lejen e ndërtimit. 95 për qind e ndërtimeve blihen që në themel, kjo sipas mekanizmit që gjykon Perëndimin se nga dalin këto lekë. Të gjitha blerjet bëhen përmes noterit, qarkullimi bëhet te noteri dhe kalon përmes bankës. Nuk është ndërtimi pastrimi i parasë së pistë, janë floriri dhe diamanti, Bitcoin.”



Skip to toolbar