Çmenduri në Greqi! Një tifoz 22-vjeçar i AEK-ut u godit me thikë gjatë natës në periferi të Athinës gjatë një sherri me ultrasit e Dinamos së Zagrebit pak orë para ndeshjes së parë të raundit të tretë kualifikues të Champions League.
Forcat e rendit kanë njoftuar se nga përplasja e dhunshme mes dy tifozërive kanë mbetur të plagosur edhe gjashtë persona të tjerë.
Sipas mediave lokale, viktima është transportuar më në një spital, në kryeqytetin grek, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve e marra.
Ndeshja e planifikuar sonte, në orën 20:45, do të luhet në stadiumin “Agia Sophia”, në periferi të Athinës, në Nea Filadelfia.