Grima: Burgun nuk ia uroj askujt

AKTUALITET


Kaloi më shumë se një vit në burg i akuzuar për trukim ndeshjesh. Gjykata e shpalli të pafajshëm, ndërsa federata e rikthen në punë. Armir Grima foli të hënën në konferencë për mediat, ku prezantoi listën e lojtareve të grumbulluara për ndeshjen eleminatore ndaj Skocisë, që do të luhet më 8 nëntor.

Megjithëse ndeshja është e një rëndësie të lartë, pasi vajzat e kombëtares luajnë për eleminatoret e Euro 2021, këtë herë vëmendjen më të madhe e mori trajneri Grima. I rikthyer në krye të ekipit kombëtar të femrave pas daljes nga burgur, Grima shprehu falenderimin ndaj FSHF, që nuk humbi besimin tek ai.


“Është një vlerësim i madh për mua, që FSHF, në asnjë moment nuk e ka humbur besimin tek unë, pas gjithë atyre problemeve që kalova. Jam i lumtur që më rikthyen në detyrë dhe do të vazhdoj punën time, aty ku e lash në drejtimin e kombëtares së femrave. Kjo periudhë e munguar ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua, që nuk ia uroj askujt”, tha Grima.

Më pas ai u ndal te ndeshja kualifikuese e 8 nëntorit, duke u shprehur se vajzat kuqezi do të synojnë fitoren në këtë përballje.  “Ne e dimë kë skuadër kemi përballë, Skocia është një nga pëfaqësueset më elitare dhe detyra jonë, objektivi ynë është të marrim maksimumin e vajzave në fushën e blertë. Ne e njohim kundërshtarin e radhës, ama njoh edhe vlerat e vajzave që drejtoj, që po të punojnë fortë, surprizojnë çdo lloj kundërshtari”, tha Grima.




Skip to toolbar