“Amnistia” liron ndërtuesit pa leje, lë brenda hajdutët

U miratua në Komisionin e Sigurisë Kombëtare vendimi i Qeverisë për “amnistinë”. Por, në variantin përfundimtar janë përfshirë dhe disa amendime. Ndryshimi i parë lidhet me penalizimin e personave që kanë vjedhur. Ermonela Felaj, kryetare e Komisionit, kërkoi që personat që kanë vjedhur të mos përfshihen në amnisti, pasi sipas saj fenomeni është në rritje. “Vjedhja është një vepër e përhapur, janë 4 mijë e ca raste, gati gjysmës nuk i dihet autori. Prandaj të dënuarit për vjedhje të mos përfitojnë nga amnistia”, u shpreh Felaj. Gjithashtu, Kryetarja e Komisionit të Sigurisë kërkoi që në “aminsti” të përfshihet falja e dënimit për personat që janë dënuar për ndërtime pa leje, ndryshim i cili u pranua dhe miratua. Megjithatë, nga radhët e mazhorancës jo të gjithë ishin dakord për amnistinë.

Deputeti Spartak Braho doli kundër mënyrës se si ishte hartuar amnistia. Ai tha se ajo ishte “jo humane”, duke kërkuar lirimin e të  gjitha grave që ndodheshin në burg. “Drafti është i njëjtë me atë të 2016. Pse nuk amnistoni shpifjen, fyerjen? Mendja më thotë se jeni selektivë, mund ta kem edhe gabim. Kjo amnisti nuk ka humanizëm, të tëra gratë duhet të dalin nga burgu. Gruaja edhe kur vret, vret nga halli, edhe kur bën vetëgjyqësi e bën nga halli. Gruaja lë familjen, lë fëmijët. Duhet të jemi më humanistë me gratë dhe moshat e reja. Mbani në burg, një, pse e mbani atë (të rinjtë). Ai shtet që bën amnisti është shtet i fortë, nuk është i dobët. Nuk trembet shteti serioz nga ata që dalin nga qelitë”, tha Braho.

Megjithatë, Kryetarja e Komisionit të Sigurisë tha se “nëse ka shkelur ligjin, çdo njeri duhet të dënohet. Nuk është rasti që dikush të dalë sikur është mbrojtës më i mirë i grave apo të miturve”, tha Felaj duke dalë kundër idesë se Brahos. Ndërkohë, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se nga amnistia janë përjashtuar të dënuarit me rrezik të lartë. “Sakrifikova mbledhjen e qeverisë sot për të vijuar mbledhjen për amnistinë. Lirimin e disa subjekteve kriminale me rrezikshmëri të lartë. Edhe unë i kam marrë masat dhe kam reaguar duke kërkuar nga institucionet e drejtësisë reagimin e përshtatshëm dhe për këtë arsye kemi qenë të kufizuar për kriteret dhe kategoritë e atyre që përfitojnë”, tha Gjonaj.

Kategoritë që përfitojnë nga amnistia:

1. Amnistohen personat e dënuar meshkuj me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ, për dënime të dhëna,deri në datën 30.09.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.

2. Amnistohen personat e dënuar femra dhe të mitur me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ, për dënime të dhëna deri në datën 30.09.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.

3. Amnistohen personat e dënuar meshkuj me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet.

4. Amnistohen personat femra dhe të mitur të dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet.

5. Amnistohen personat e dënuar femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç. 

6. Amnistohen personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç.

7. Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.

8. Të gjithë të dënuarve femra dhe të mitur që nuk plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas paragrafëve 2, 4, 5 dhe 7 të këtij neni, u zbritet 1/3 e dënimit të mbetur, pavarësisht kritereve ndaluese të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji. Nuk përfitojnë sipas këtij paragrafi, personat e dënuar përsëritës të së njëjtës vepër penale.

Eurostat: Shqipëria, me numrin më të lartë të të burgosurve në rajon

Shqipëria mban rekordin në Ballkanin Perëndimor dhe renditet ndër vendet me numrin më të lartë për sa i përket individëve të dënuar për veprat penale. Në raport me popullsinë, në Shqipëri kishte 197 të burgosur për çdo 100 mijë banorë që jetojnë këtu, duke u renditur e katërta në Europë, pas Lituanisë, Çekisë dhe Estonisë.

Eurostat për t’i bërë të dhënat sa më të krahasueshme ka shprehur numrin e të dënuarve për vepra penale në raport me popullsinë e secilit shtet. Në krahasim me vendet e rajonit Shqipëria thyen rekord për numrin e lartë të të burgosurve. Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi me 179 të burgosur. Në Serbi, sipas Eurostat, numri i të burgosurve për 100 mijë banorë ishte 153, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 146 të burgosur, ndërsa Kosova numëronte rreth 90 të burgosur për 100 mijë banorë.

Në të gjithë Bashkimin Europian numri mesatar i të burgosurve për 100 mijë banore ishte 116, ku sipas Eurostat është shënuar norma më e ulët që prej vitit 2000.

Në Bashkimin Europian, numri më i lartë i të burgosurve është shënuar në Lituani (shiko grafikun) me 231 të burgosur për 100 mijë banorë, ndjekur nga Çekia me 209 të burgosur për 100 mijë banorë dhe Estonia me 206 të burgosur.

Në Francë, Austri dhe në Gjermani, numri i të burgosurve në raport me popullsinë është më i ulët se mesatarja e BE-së, me përkatësisht 103, 100 dhe 79 të burgosur për 100 mijë banorë.

Në vendet fqinje si Italia dhe Greqia, numri i të burgosurve përllogaritet të jetë 97 dhe 93 për 100 mijë banorë.

Ndër shtetet anëtare numri më i ulët i të burgosurve është shënuar në Islandë, ku sipas Eurostat numri i të burgosurve atje ishte vetëm 38 për çdo 100 mijë banorë. Pas saj renditet vendet e Europës Veriore, ku Finlanda kishte vetëm 56 të burgosur, ndjekur nga Suedia me 57 dhe Danimarka me 59 të burgosur./ Monitor

Grima: Burgun nuk ia uroj askujt

Kaloi më shumë se një vit në burg i akuzuar për trukim ndeshjesh. Gjykata e shpalli të pafajshëm, ndërsa federata e rikthen në punë. Armir Grima foli të hënën në konferencë për mediat, ku prezantoi listën e lojtareve të grumbulluara për ndeshjen eleminatore ndaj Skocisë, që do të luhet më 8 nëntor.

Megjithëse ndeshja është e një rëndësie të lartë, pasi vajzat e kombëtares luajnë për eleminatoret e Euro 2021, këtë herë vëmendjen më të madhe e mori trajneri Grima. I rikthyer në krye të ekipit kombëtar të femrave pas daljes nga burgur, Grima shprehu falenderimin ndaj FSHF, që nuk humbi besimin tek ai.

“Është një vlerësim i madh për mua, që FSHF, në asnjë moment nuk e ka humbur besimin tek unë, pas gjithë atyre problemeve që kalova. Jam i lumtur që më rikthyen në detyrë dhe do të vazhdoj punën time, aty ku e lash në drejtimin e kombëtares së femrave. Kjo periudhë e munguar ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua, që nuk ia uroj askujt”, tha Grima.

Më pas ai u ndal te ndeshja kualifikuese e 8 nëntorit, duke u shprehur se vajzat kuqezi do të synojnë fitoren në këtë përballje.  “Ne e dimë kë skuadër kemi përballë, Skocia është një nga pëfaqësueset më elitare dhe detyra jonë, objektivi ynë është të marrim maksimumin e vajzave në fushën e blertë. Ne e njohim kundërshtarin e radhës, ama njoh edhe vlerat e vajzave që drejtoj, që po të punojnë fortë, surprizojnë çdo lloj kundërshtari”, tha Grima.

Favorizoi takimet e Shullazit, pezullohet drejtori i burgut ‘313’

Drejtori i burgut ‘313’, Maksim Hamitaj është pezulluar nga detyra, pasi është gjetur me shkelje nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Sipas Report Tv, Hamitaj dyshohet se ka toleruar takime shtesë të Emiljano Shullazit dhe të burgosurve të tjerë “VIP”. Për këtë arsye, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, ka firmosur një shkresë ku pezullon nga detyra Maksim Hamitajn.

Mësohet se vendin e Hamitajt në burgurn ‘313’, e ka marrë përkohësisht Qzim Hoxha, që ka qenë drejtor i burgut të Durrësit. Problemet në sistemin e burgjeve kanë qenë shqetësuese për Ministrinë e Drejtësisë, që tashmë ka nisur një reformim të sistemit të burgjeve. Aktualisht është çelur gara për rekrutimin e kandidatëve të rinj në kuadër të reformës së thellë në burgje.

Pak javë më parë, Etilda Gjonaj shprehej se një nga problemet më të mëdha në burgje është korrupsioni. Sipas saj, rritja e pagave për punonjësit e policisë së burgjeve, duke i barazuar ato me pagat e policisë së shtetit, është një masë për të parandaluar korrupsionin.

Tentuan të fusnin drogë dhe telefona me dron në burg, arrestohen 3 persona

Një pako e dyshimtë ka alarmuar mbrëmjen e së shtunës policinë e Burgut të Shënkollit në Lezhë.  Pako që po tentonte të hynte brenda territorit të burgut me dron, ka vënë në aksion policinë e burgjeve të cilët kanë marrë masa të menjëhershme për monitorimin e tij deri në uljen jashtë territorit të burgut.

Nga kontrolli që ju bë pakos, u gjeten brenda 3 celularë, 3 karta SIM dhe 7 qese me lëndë narkotike.

Gjithashtu po në vijim të veprimeve  tek pjesa e pasme e burgut ne nje distance 1km, Policia e Lezhës dhe FNSH ka konstatuar dhe  bllokuar  një automjet ku brenda të cilit ndodheshin tre persona. Gjatë kontrollit  në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi telekomandën e dronit, çanta ku futet droni, si dhe tre aparate të tjerë celularë.

Në pranga përfunduan shtetasit:

-M.V.,  28 vjeç  banues në fshatin Vrake, Malësi e Madhe, i dënuar më parë për vjedhje

-Xh. K.,  25 vjeç,  banues në Shkodër,

-Xh.L.,   28  vjeç,  banues  në  Bajze ,Malësi e  Madhe,Shkodër

Materialet i kaluan Prokurorisë Lezhe  për veprat penale   “Prodhimi dhe shitje  te narkotikeve”  dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim e mbetur ne tentative”

Si nëpër filma, dy shqiptarë arratisen nga burg grek

Dy shtetas shqiptarë kanë bërë një arratisje si nëpër filma nga burgu grek Avlonas mbrëmjen e të hënës.

Ato u arratisën përmes pjesës së kuzhinës, ndërsa janë pikasur nga një gardiane që ka qëlluar në ajër. Ndërsa shqiptari i parë arrit të largohej, shqiptari i dytë goditi një nga gardianët që po patrullonte dhe më pas kapërceu gardhin rrethues duke ju bashkuar shokut të tij.

Policia është vënë në ndjekje të dy burgosurve, duke i cilësuar edhe si persona me rrezikshmëri të lartë.

Lirohet Klevis Balliu

Ditën e sotme u zhvillua seanca gjyqësore me dyer të mbyllura ndaj ish deputetit demokrat Klevis Balliu dhe 3 personave të tjerë.

Balli së bashku me 3 të arrestuarit e tjerë, u ndaluan nga policia gjatë një proteste 2 ditë më parë tek Unaza e Re.

Ndonëse Prokuroria kërkoi masën “arrest me burg”, gjykata ka vendosur që të 4 të pandehurit të liheshin të lirë dhe vendosi masën “detyrim paraqitje”.

Balliu akuzohej për goditje për shkak të detyrës, kundërshtim me dhunë i policisë,organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme, pengim i qarkullimit të mjeteve, shkatërrim prone, prishje e qetësisë publike.

Dikur pëllumba për të çuar telegram, sot përdoren për celularë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një burgun e qytetit të Lezhës. Nëse dikur pëllumbat përdoreshit për të çuar telegrame, duket se sot është një nga mënyrat për të futur objektet e ndaluara për të burgosurit.

Policia ka kapur një pëllumb, i cili ishte duke transportuar mbi kurrizin e tij një telefon celulat brenda qelive të të burgosurve. Sipas njoftimit një qese e zezë ishte e lidhur në kurrizin e pëllumbin ku ishin futur një telefon celular, 2 karta SIM dhe një karikues. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kërkohej për mashtrim, shkon në burg me këmbët e tij

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi të kërkuar nga drejtësia , i cili ka shkuar me këmbët e tij deri tek burgu. Shtetasi me iniciale O.S. kishte shkuar për të takuar një shokun e tij në burgun e Fierit, por ra edhe vetë në qeli.

Sipas verifikimeve të kryera nga policia, ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi akuzohej për mashtrim.

Skip to toolbar