Gruaja 95.9 miliardë dollarë

BOTA


Ndër 15 vendet e para në listën e njerëzve më të pasur në botë, zonja e vetme mes meshkujve është Françoise Bettencourt-Meyers, 69 vjeçe, gruaja më e pasur në botë prej vitesh.

Në Indeksin e parë të Megamilionerëve të Bloomberg të këtij viti, madame Bettencourt-Meyers, pronarja më e madhe e L’Oreal, zuri vendin e 11-të me 95.9 miliardë dollarë.


Pavarësisht ndërprerjeve të tregut për shkak të pandemisë, ajo është pasuruar me 2.27 miliardë dollarë krahasuar me të njëjtën kohë të vitit të kaluar.

Pjesa më e madhe e aksioneve në L’Oreal, të cilën ajo e trashëgoi pasi nëna e saj ekstravagante Liliane Bettencourt, e cila vdiq në shtator 2017 në moshën 94-vjeçare, kishte vlerë “vetëm” 39.5 miliardë dollarë në atë kohë.

Sot, Françoise zotëron 33 për qind të kompanisë më të madhe të kozmetikës në botë, e themeluar në vitin 1909 nga gjyshi i saj Eugène Schueller, një kimist i talentuar, pasi përzjeu bojën e parë të flokëve në kuzhinën e apartamentit të tij me dy dhoma në Paris.

“Ka një industri të madhe në këtë shishe të vogël,” parashikoi Schueller duke parë shembujt e parë të përgatitjes së bojës të quajtur Auréale.

“Një ditë, miliona brune do të duan të bëhen bjonde”, tha ai.

Mbesa e Schueller është e përfshirë në mënyrë aktive në biznesin e L’Oreal si anëtare e bordit dhe si kryetare e kompanisë Holding të familjes Tethys, nën kujdesin e së cilës janë të gjitha investimet e saj.

Vetëm L’Oreal mbledh më shumë se pesë miliardë euro në vit në dividentë. Ajo ndan një pjesë të parave me të tjerët duke dhuruar shuma të mëdha për kërkime shkencore, projekte arti dhe bamirësi. Ndër të tjera ajo dhuroi 226 milionë dollarë për rinovimin e Katedrales Notre Dame në Paris.

Bamirësia e zonjës Bettencourt-Meyers rrjedh pjesërisht nga edukimi i saj i rreptë katolik.

Burri i saj është një biznesmen francez i besimit hebre, Jean-Pierre Meyers, djali i një rabini që vdiq në Aushvic. Ata u martuan në fillim të prillit 1984 në Toskanë dhe kanë dy djem: Jean-Victor, 36 vjeç dhe Nicolas që është dy vjet më i ri.

Djemtë u rritën në besimin dhe traditën hebraike që kur Françoise Bettencourt-Meyers gjithashtu u konvertua në fenë e burrit të saj para martesës.

Ishte në një farë mënyre një shuplakë për të atin, i cili shkroi pamflete për pushtimin gjerman në revistën antisemite La Terre Française, një organ i propagandës naziste.

Françoise Bettencourt-Meyers është privatisht dhe si studiuese shumë e interesuar për marrëdhëniet midis judaizmit dhe krishterimit, për të cilin ajo ka shkruar disa libra.

I pëlqen edhe të luajë në piano, të cilës i kushton disa orë në ditë.

Mbi të gjitha, ajo e urren ekspozimin në publik, gjë të cilën e ka shmangur me mjeshtëri deri në vitin 2007, kur i kërkoi gjykatës t’i hiqte nënës së saj aftësinë për të vepruar.

Liliane Bettencourt tronditi publikun në atë kohë me marrëdhënien e saj me shkrimtarin dhe fotografin 25-vjeçar François Banier, të cilin e quajti me dashuri “mon enfant chéri”.

Bettencourt-Meyers ka akuzuar aventurierin Banier se ka përfituar nga dobësia mendore e Lilianës gjatë 20 viteve për të “zhvatur” prej saj afro 1 miliard dollarë para, pasuri të paluajtshme, piktura arti dhe politika sigurimi.

Ajo madje i dha atij një ishull në Seychelles me tre shtëpi luksoze




Skip to toolbar