Gruaja e Navalny: Putin mban peng trupin e burrit tim, po shantazhon

BOTA


Nëntë ditë pas vdekjes së Aleksey Navalny në një koloni penale në Siberi, e veja denoncon autoritetet ruse.

Sipas Yulia Borisovana Nalvalnaya, qeveria ka zbatuar shantazhe të shumta në përpjekje për të organizuar një “funeral të fshehtë”.


“Vdekja e tij nuk i mjaftoi Putinit”, akuzon ajo, ndërsa autoritetet po “ngacmojnë” dhe “shantazhojnë” nënën e tij, duke kërcënuar se do ta varrosin trupin e tij në burgun ku vdiq.


“Putini është i vetmi përgjegjës” për situatën aktuale, ai që jep urdhra, “i njëjti që pëlqen të tregojë se është një i krishterë i devotshëm”, tha sërish e veja, në videon që tregon presidentin në ngjarje publike të lidhura me Kishën Ortodokse.

“Ti e ke torturuar në jetë dhe tani vazhdon ta torturosh pas vdekjes”, e akuzoi Yulia Navalnaya, e cila kërkon që trupi i të shoqit të lirohet “pa kushte”.

Dhe në përvjetorin e dytë të luftës në Ukrainë, që bie sot dhe të cilën presidenti rus e justifikoi me mbrojtjen e vlerave tradicionale, ajo i dërgoi një mesazh Kremlinit: “Na thoni të luftojmë kundër të keqes perëndimore, e cila ndërhyn në vlerat tona tradicionale, por ju vetëm vrisni. Bombardoni civilët natën, me raketa të fshehura në kisha.”




Skip to toolbar