Guvernatori i Bankës së Shqipërisë me COVID-19

CORONAVIRUS


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për mediat, nga ve Banka e Shqipërisë. Mësohet se gjendja shëndetësore e Sejkos paraqitet e mirë.

“Kjo konferencë u organizua nën kujdesin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, i cili nuk e pati të mundur t’u bashkohej punimeve të saj, për shkak të rezultimit pozitiv pas testimit të kryer për COVID-19. Fatmirësisht, Guvernatori Sejko është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka filluar karantinimin e detyrueshëm.


Ditën e sotme BSH organizon konferencën virtuale me temë “COVID-19, me temën “Ndikimi në ekonominë reale dhe përshtatja e politikave të bankave qendrore”, ku u sqarua edhe mungesa e Sejkos në diskutim.

“Kjo konferencë u organizua nën kujdesin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, i cili nuk e pati të mundur t’u bashkohej punimeve të saj, për shkak të rezultimit pozitiv pas testimit të kryer për COVID-19. Fatmirësisht, Guvernatori Sejko është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka filluar karantinimin e detyrueshëm.”, thuhej në njoftimin e BSH-së.




Skip to toolbar