Hajdari interesohet te Cakaj për Alvinin

AKTUALITET


Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari i dërgoi një kërkesë për informacion ministrit të Jashtëm në detyrë Gent Cakaj për rastin e Alvin Berishës, fëmija shqiptar që jeton në kampet e ISIS në Siri. Gjatë një postimi në facebook, Hajdari njoftoi se raste të tilla nuk janë të izoluara dhe se duhet një informacion i qartë që të gjenden zgjidhje për t’i mbrojtur ato.

Sot i dërgova kërkesë për informacion Ministrit në Detyrë Cakaj për rastin e Alvinit. Ai nuk është një rast i izoluar. Duhet një zgjidhje e menjëhershme që të mbrojmë qytetarët tanë kudo që janë dhe sidomos të miturit se është vërtet e turpshme kjo që po ndodh“, shkruan Hajdari.


Historia e Alvi Berishës u bë i  njohur pas transmetimit në emisionin “Le Iene” në Itali,  ku 11-vjeçari shqiptar jeton në kampin Al Haël në Siri, në kufi me Turqinë. Në vitin 2014, kur ishte vetëm 5 vjeç, Alvini është çuar në Siri nga e ëma, pa dijeninë e babait. Pas pesë vitesh, në 25 shtator 2019, i ati e gjeti Alvinin në kamp, por nuk mundi ta merrte apsi për këtë i duhej aprovimi nga Shteti shqiptar.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili tha se shteti shqiptarë ka bërë të gjitha përpjekjet për ta marrë fëmijën, por kjo çështje është e komplikuar  dhe varet edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Rama tha se qeveria është duke punuar me partnerët ndërkombëtarë për të larguar nga kampet e ISIS gratë dhe fëmijët shqiptarë dhe se marrja e tyre nga kampi nuk është thjesht çështje vullneti nga ana e ambasadorëve, por koordinimi edhe me ndërkombëtarët për identifikimin

“Tërheqja e tyre nga ato kampe nuk bëhet as nga ambasada, as ambasadori, sepse aksesi dhe gjithë procesi është tejet i komplikuar dhe kërkon një koordinim me partnerët.” tha Rama




Skip to toolbar