Hajdari interesohet te Cakaj për Alvinin

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari i dërgoi një kërkesë për informacion ministrit të Jashtëm në detyrë Gent Cakaj për rastin e Alvin Berishës, fëmija shqiptar që jeton në kampet e ISIS në Siri. Gjatë një postimi në facebook, Hajdari njoftoi se raste të tilla nuk janë të izoluara dhe se duhet një informacion i qartë që të gjenden zgjidhje për t’i mbrojtur ato.

Sot i dërgova kërkesë për informacion Ministrit në Detyrë Cakaj për rastin e Alvinit. Ai nuk është një rast i izoluar. Duhet një zgjidhje e menjëhershme që të mbrojmë qytetarët tanë kudo që janë dhe sidomos të miturit se është vërtet e turpshme kjo që po ndodh“, shkruan Hajdari.

Historia e Alvi Berishës u bë i  njohur pas transmetimit në emisionin “Le Iene” në Itali,  ku 11-vjeçari shqiptar jeton në kampin Al Haël në Siri, në kufi me Turqinë. Në vitin 2014, kur ishte vetëm 5 vjeç, Alvini është çuar në Siri nga e ëma, pa dijeninë e babait. Pas pesë vitesh, në 25 shtator 2019, i ati e gjeti Alvinin në kamp, por nuk mundi ta merrte apsi për këtë i duhej aprovimi nga Shteti shqiptar.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili tha se shteti shqiptarë ka bërë të gjitha përpjekjet për ta marrë fëmijën, por kjo çështje është e komplikuar  dhe varet edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Rama tha se qeveria është duke punuar me partnerët ndërkombëtarë për të larguar nga kampet e ISIS gratë dhe fëmijët shqiptarë dhe se marrja e tyre nga kampi nuk është thjesht çështje vullneti nga ana e ambasadorëve, por koordinimi edhe me ndërkombëtarët për identifikimin

“Tërheqja e tyre nga ato kampe nuk bëhet as nga ambasada, as ambasadori, sepse aksesi dhe gjithë procesi është tejet i komplikuar dhe kërkon një koordinim me partnerët.” tha Rama

Elbasan, taksisti tenton të rrëmbejë një fëmijë

Një shtetas 55-vjeçar me profesion taksist, ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë në qytetin e Elbasanit.  

Taksisti Sami Meta, 55-vjeç, është denoncuar nga familjarët e fëmijës se ka tentuar të rrëmbeje të miturin duke e futur në makinë.

Policia ka bërë të mundur shoqërimin në komisariat të 55-vjeçarit, i cili nuk ka pranuar se do ta rrëmbente, por ka deklaruar se po bisedonte me fëmijën për ta pasur pasagjer në makinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të martës, ndërsa nuk dihen ende detaje të tjera.

Mbytet 6-vjeçarja në Durrës, po lahej vetëm në ujë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Durrës, ku një vajzë e mitur në moshën 6 vjeç, është mbytur, i cili mësohet se ka qenë duke u larë pa praninën e prindërve në ujë.

Mësohet se fëmija, i një familje nga Kosova, duke u larë në ujë ka shfaqur probleme. Atij i është dhënë ndihma e parë nga pushuesit dhe familjarët, duke e dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të shpëtojë.

Këtë të martë deti nuk ka pasur dallgë. Mbytja e fëmijës vetëm 6 vjeç është viktima e radhës që mbytet në brigjet e tona gjatë sezonit të verës.

Deri më sot, raportohen mbi 20 perosna, kryesisht të moshave të rritura. Shkaqet kryesore të humbjes së jetës në det ka qenë mbytja në ujë por dhe ataku kardiak, i cili ka marrë jetën shumë të moshuarëve gjatë sezonit të pushimeve.

Kryetari i Kuvendit kthehet në dado, i ushqen fëmijën deputetit ndërkohë që ai mban fjalim

Kemi parë raste kur deputetet ushqejnë fëmijën e tyre në parlament, por nuk kishim parë kurrë një burrë që ta bënte këtë gjë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Zelandën e Re, me kryetarin e Kuvendit Trevor Mallard, i cili dukej i buzëqeshur dhe i qetë teksa i jepte për të pirë fëmijës së vogël, gjatë kohës që drejtonte seancën dhe në parlament po zhvilloheshin debate të nxehta.

Fëmija ishte i deputetit Tamati Coffe, i cili u rikthye nga pushimet e atësisë të mërkurën dhe po mbante një fjalë në kuvend, ndërsa kryetari i Kuvendin nuk i rezistoi dot të mos e mbante në krahë vogëlushin dhe të kthehej në rolin e dados.

Foto u postua në internet nga vetë Mallard dhe mori mbi 1300 pëlqime dhe komente pozitive.

“Kjo është diçka e mrekullueshme dhe kënaqësi të shohim se po ndodh në parlamentin tonë,” shkroi një përdorues, “Kjo është shumë e mrekullueshme për t’u parë”, tha një tjetër.

Ky nuk është rasti i parë që deputetët sjellin të vegjlit e tyre në punë për t’u kujdesur. Senatorja australiane Larissa Waters është politikania e parë që ka ushqyer me gji foshnjën e saj në mes të parlamentit dhe më pas rastet janë përsëritur edhe në parlamentin europian.

I mbyllur në shtëpi prej 3 ditësh, fëmija hidhet nga kati i dytë

Një fëmijë 5-vjeçar është hedhur nga kati i dytë i banesës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Librazhd,  fatmirësisht fëmija është jashtë rreziku për jetën.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se fëmija ka qenë i kyçur në banesë nga nëna e tij prej 3 ditësh, për arsye ende të panjohura.

Fëmija, një vajzë 5-vjeçare, ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën, ndërsa policia është në kërkim të nënës së saj.

Bie nga kati i 6-të, humb jetën fëmija 2 vjeçar në Shkodër

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një fëmijë 2 vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ra nga ballkoni i katit të 6-të në pallatin ku jetonte.

Fëmija është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetonte dot plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur ura Dervishbeg, në Shkodër, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fëmija gjendet i mbytur në Valbonë

Një 12 vjeçar ka humbur tragjikisht jetën duke u mbytur në lumin e Valbonës. Familjarët e kanë shpallur të humbur fëmijën, ndërsa trupi i tij u gjet një ditë më pas i nxjerr në breg nga lumi.

Mendohet se fëmija ka shkuar për të peshkuar, por është mbytur në mënyrë aksidentale.

Një tjetër fëmijë i shtohet klanit Kardashian

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë mirëpritur fëmijën e tyre të katërt përmes një nëne surrogate. Ishte vetë Kim që dha njoftimin përmes një postimi në Twitter ku shkruante se “ai ishte perfekt dhe ngjasonte shumë më vajzën e vogël të çiftit Chicago”

Kim dhe Kanye kanë edhe tre fëmijë të tjerë së bashku vajza North, 5 vjeç, djali Saint, 3 vjeç dhe vajza Chicago, 15 muaj.

Nuk dihet ende emri që do t’i vendosin djalit të tyre të porsalindur, por kjo do të jetë një tjetër enigmë dhe parashikime për fansat e tyre në internet. Kim shquhet për t’u vendosur fëmijëve emra aspak të zakonshëm dhe me shumë mundësi edhe ky do të jetë i tillë.

Skip to toolbar