Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga tuneli i Llogarisë, që do të hapet këtë të premte.

Në një postim në facebook, kreu i qeverisë thotë se është një vepër historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut.


“Mirëmëngjes dhe me tunelin e Llogarasë, një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Tuneli mund të përshkohet për vetëm 7 minuta, duke shkurtuar ndjeshëm distancën me plazhet e mrekullueshme të jugut të vendit.

Qeveria shqiptare parashikon që bashkë me Aeroportin e Vlorës, tuneli i Llogarasë do t’i japë një tjetër hov zhvillimit të turizmit në këtë zonë./abcnews.al




Skip to toolbar