Haradinaj lajmëroi ikjen dhe presionin: Largohem nga qeveria, por taksën nuk e heq

AKTUALITET


Ramush Haradinaj lajmëroi ikjen dhe presionin një ditë më parë: Largohem nga qeveria, por taksën nuk e heq. Kështu deklaroi ai ne emisionin Rubikon në KTV. Lexojeni te Plote me poshte:

Lidhur me borxhin e Telekomit ndaj Z-mobile, ai tha se Telekomi ka qenë në dijeni për një gjendje të tillë. Ai tutje ka shtuar se ka kërkuar që të parandalohet nënshkrimi i një kontrate të dëmshme për Telekomin. Haradinaj thotë se do të iu qëndrojë prapa çdo vendimi që e marrin në Telekom ani pse thotë se përgjegjësinë do e bartin ata që do i marrin vendimet. Ndërkaq për përmbarimin, ai ka thënë se kompania Z-mobile, ka marrë masë siguruese që t’i bëjë presion Telekomit.


“Në këtë rast për mua askush tjetër përpos bordit të PTK dhe menaxhmentit nuk mundet me marrë vendim, por atë që vendosin kanë me marrë përgjegjësi. Nëse shkon puna keq në Telekom ata kanë me marrë përgjegjësi sepse ata po paguhen”, thotë ai. Ai thotë se nuk iu ka thënë të vazhdojnë ose të mos e vazhdojnë kontratën me Z-Mobile.

Largimi i Haradinajt, a duhet ta pranojë presionin e ndërkombëtarëve?

Haradinaj hedh dyshime të reja e akuza ndaj KSHC-së

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, e ka lënë të mjegullt një akuzë drejt Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në një bisedë në Rubikon të KTV-së. Ka thënë se e ka prej burimeve rrethanore, se “ata nuk e shqyrtojnë dosjen e një universiteti pa futur edhe ndonjë letër aty”. Nuk ka dhënë më shumë detaje. “Nuk e di, se duhet me shku mandej në Prokurori me dëshmu”, ka thënë Haradinaj. Edhe në Rubikon e ka përsëritur qëndrimin e tij kundër vendimit të KSHC-së për mosakreditimin për një vit të tri universiteteve publike, në Pejë, Prizren dhe Mitrovicë.

“Nuk mundesh mu sjell aq profesionist indiferent në një vend ku ka të bëjë me njerëz. Ai që e ka kryer shkollën e mesme edhe s’mund të vijë në Prishtinë… Nëse ka qenë kjo e gjetur atëherë është dashtë menjëherë me kërku takime, me shiku se si mund të regullohet kjo punë. Unë e di që cilësia nuk është mirë”, ka thënë Haradinaj. “Unë e di që ki me studentë me mastarë, që punojnë si kamarierë, madje gëzohen kur e gjejnë një punë. Unë kam lobuar edhe për viza pune dhe më ka kushtuar kjo punë”, ka thënë ai.

Haradinaj tregon kushtin që e ka për t’u tërhequr nga Qeveria

Kryeministri Ramush Haradinaj është i gatshëm për zgjedhje duke theksuar se janë demokratike mirëpo shkuarja në zgjedhje nuk mund të shkohet pa kushte. Nëse vendoset se taksa nuk do të largohet pa njohjen nga Serbia – ky është kushti i kreut të qeverisë.

Haradinaj thotë Thaçi ndryshe flet për taksën në publik e ndryshe e ka qëndrimin

Fuqizimi i taksës e shpëton Kosovën nga agjenda e ndarjes dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Kjo sipas Ramush Haradinaj, kryetar i qeverisë, është diagnoza e gjithë procesit mes Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, për një gjë të tillë, Haradinaj nuk po gëzon mbështetjen e partnerëve të koalicionit, përfshirë këtu edhe presidentin Thaçi. Ndonëse publikisht Thaçi thotë se taksa duhet të mbahet, Haradinaj dyshon në këtë.

Haradinaj: Autostrada nuk po bëhet pse unë jam i Dukagjinit

Kryeministri Ramush Haradinaj në Rubikon të KTV-së ka thënë se pajtohet me deklaratat e deputetit të Nismës, Zafir Berisha dhe ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri lidhur me autostradën, mirëpo çdo zhvillim tjetër, sipas kryeministrit, ndërlidhet me infrastrukturën rrugore. “Kushdo që i hyn pak parametrave, ka me u lut hajde bëjë këtë autostradë. Këto arterie duhet të bëhen”, ka thënë ai.

Haradinaj: Nuk kam asgjë kundër Limajt, shkuarja në zgjedhje është e shëndetshme

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tutje ka folur edhe për acarimet brenda koalicionit. Ai ka shtuar se nuk ka asgjë kundër Nismës e as Limajt ndonëse ka shtuar se nuk e kupton hidhërimin e tyre. “Shkuarja ne zgjedhje është demokraci, për mua zgjedhjet janë të shëndetshme. Unë nuk kam ndonjë agjendë as kundër Nismës as kundër Limajt. Mirëpo në raste të caktuar nuk i kuptoj disa prononcime. Delegacioni ka qenë projekt i gjithë Qeverisë dhe unë nuk e kuptoj kush duhet me u hidheru mua. Unë ende mendoj që të gjithë duhet me i dhënë përkrahje këtij procesi. Unë nuk e kuptoj ku kam gabuar në këtë temë”, thotë ai. Haradinaj thotë se e ka të vështirë t’i kuptojë prononcimet politike. Ndërkaq duke folur për takimin e përbashkët mes ambasadorit të Kosovës në Emiratet e Bashkuara Avni Arifi, dhe përfaqësuesit të Serbisë, Marko Gjuriqit, Haradinaj thotë se të gjithë kanë qenë të njoftuar me kohë.

Ai tutje ka thënë se kancelaria Merkel ka kërkuar të vazhdojë takimin për shkak se ka pasur ankesa nga Serbia se nuk po zbatohen disa marrëveshje. “Unë i kam njoftuar secilin për ditë të tëra më herët se do të ndodhte takimi. Unë nuk i kam telefonuar me iu thënë hej nesër mbahet takimi”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk është fshehtësi kur takimi mbahet nga i organizuar nga kancelaria Merkel. Haradinaj thotë se në takim është diskutuar për marrëveshjet ku Arifi ka treguar se janë zbatuar marrëveshjet nga ana e Kosovës. Ai tutje ka shtuar se takimi nuk ka qenë për media pasi që nuk janë dakorduar me nikoqirët për t’i bërë publike deklaratat.

 “Pozicionin e Kosovës e ka dobësuar udhëheqësia e deritanishme dhe liderët e partive”

Përçarjet e brendshme mes klasës politike në Kosovë po e dobësojnë pozitën e vendit. Kryeministri Ramush Haradinaj në Rubikon të KTV-së ka thënë se deklaratat e liderëve të partive politike, qëndrimet e tyre, madje të ndryshme prej atyre në publik dhe në takime të mbyllura, po bëjnë që Kosova të shihet më e dobët ndaj Serbisë. Sipas Haradinaj, Serbia po e dobëson Kosovën prej anës së tyre ndërsa liderët vendorë po e bëjnë prej anës tjetër. Ai madje kërkoi që të bëhet një deklaratë e përbashkët përmes secilës udhëheqësit e shtetit deklarohen se nuk do të tërheqin taksën pa njohjen e Serbisë.

“Një deklaratë e përbashkët që ne, udhëheqësit e Kosovës, nuk ia kthejmë tregun Serbisë, para njohjes sepse na kanë shkatërrua tregun, na ka shkatërru. Për këtë arsye nuk e largojmë taksën”, ka thënë Haradinaj. Ai ka ftuar liderët e partive politike parlamentare që të bashkohen për një deklaratë që Kosova nuk i kthen Serbisë tregun pa e njohur Kosovën. “Po ta bëjmë këtë, ju siguroj që njohja vjen. Fitojmë kushtin për njohje nga Serbia. Nuk do të jetë më konflikt i ngrirë tërë jetën ose në ndonjë luftë të mundshme. Unë nuk besoj se do të ndodhë, por ata po armatosen”, ka thënë ai. E ka vazhduar argumentin se “pse duhet të armatoset Serbia”. “Kush e rrezikon Serbinë? Krejt i ka në NATO. Kosova po e rrezikon Serbinë? Jo, më fal. Është krejtësisht armatim i panevojshëm. Nuk mundemi me ja kërku njohjen Serbisë pa asnjë çmim”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj thotë se e ndali ndarjen e Kosovës, por nuk dialogon pa konsensus politik

Pas agjendës për ndarjen e Kosovës, për te cilën kryetari i qeverisë, Ramush Haradinaj thotë se e ka ndalur, mbetet të shihet vazhdimi i procesit të dialogut me Serbinë. I akuzuar se po u shmanget përgjegjësive të tij kushtetuese për të udhëhequr me dialogun, Haradinaj tha se asnjëherë nuk do ta bëjë këtë i vetëm. Ndonëse me Kushtetutë i caktohet kryetarit të qeverisë ta udhëheqë dialogun, Haradinaj ka thënë se për ta bërë këtë duhet që të jenë së bashku me përfaqësuesit e partive parlamentare. “Unë kam refuzuar të marr rol në dialogun për ndarje, dialogun e zonjës Mogherini dhe realisht ia kam arritur ta bëj”, ka thënë ai.

E sipas tij, ky është një obligim që partitë politike parlamentare të arrijnë konsensusin. “Çështja e dialogut dhe një marrëveshje të tillë, opozita është mirë me qenë në tavolinë para se ti shkoj në parlament. Nuk është mirë që kryetari i qeverisë mu dakordu në marrëveshje dhe pastaj marrëveshja me ra ne parlament”, ka thënë Haradinaj. “E kam ndalë ndarjen e vendit”, tha Haradinaj duke thënë se edhe Ekipi Negociator me drejtues Limajn dhe Ahmetin shkuan atje pas ndaljes së kësaj agjende.

 “Nuk janë punë që dalin në media mirëpo unë punoj me të gjithë. Me LDK-në, Vetëvendosjen dhe të gjithë të tjerët”, ka thënë Haradinaj. Haradinaj konfirmon vazhdimin në Paris të Samitit të Berlinit Ndërkaq lidhur me mbajtjen e Samitit të Parisit, Haradinaj ka thënë se pritet të mbahet në shtator. “Po pritet me ndodhë në shtator. jam telefonuar nga këshilltari i presidentit Macron”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj: Franca u bind për viza, kemi punë me Holandën

Liberalizimi i vizave tashmë është vetëm çështje procedurale dhe nuk ka asnjë bllokadë. Madje, as nga Franca. Për këtë siguron kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Rubikon te KTV-së. Haradinaj ka komentuar vizitën e presidentit francez, Emnauel Macron në Beograd. Ai ka thënë se Samiti i Berlinit dhe paralajmërimi për atë të Parisit tregon qartazi vullnetin e Francës për përfshirje në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. “Nuk është keq Parisi, ka qenë i nevojshëm një ballafaqim shpjegues, takimi me ministrin e Brendshëm. Kam mujt atje m’i thanë se ne kemi më pak problem me narkotikë dhe krim se ju. Pata mundësi që këtë bisedë me vazhdu edhe me kryeministrin e Francës. Me këtë dua të them se Franca është pozitive për liberalizimin e vizave. Nuk është bllokuese. Kemi punë me Holandën. Kam pas rastin me taku ambasadoren e Holandës”, ka thënë Haradinaj.

“Dua t’ju them se çështja e liberalizimit është e kryer. Ne jemi në agjendë. Për fat të mirë këtë po e konfirmon edhe zgjedhja e kryetares së komisionit”, ka thënë më tej ai. Ai ka thënë se megjithatë francezët nuk dalin kundër këtij procesi. “Presidenti Macron ka thënë se për zgjerimin na duhet reforma. Mirëpo, çështja e liberalizimit nuk është përfshi këtu meqë i kemi përfunduar te gjitha kriteret”, ka thënë ai. Haradinaj ka shprehur bindjen se në shtator, Kosova do të hyjë në agjendë. “Shpresoj shumë që me këtë vjeshtë e mbyllim këtë”, ka thënë Haradinaj.

Intervistë e kryeministrit Ramush Hardadinaj në Rubikon me Adriatik Kelmendin

Gepostet von Ramush Haradinaj am Donnerstag, 18. Juli 2019



Skip to toolbar