Hetohet për korrupsion/ Berisha nuk i bindet gjykatës, nuk shkon në SPAK për t’u paraqitur

Më të fundit


Ish-kryeministri Sali Berisha duhej të paraqitej në SPAK ditën e sotme në orën 10:00.

Por ai ka zgjedhur që të mos i bindet drejtësisë dhe të flasë nga Kryesia e Kuvendit.

Berisha tha se do t’i bindet Kushtetutës dhe se s’ka asgjë personale me drejtësinë.

Por çfarë ndodh tani që Berisha nuk u paraqit në SPAK sikurse është masa.

Mësohet se nëse ai nuk shkon as me datë 20 nëntor dhe nuk dërgon një shkak të arsyeshëm dy prokurorët e çështjes kanë në dorë që t’i dërgojnë një shkresë ku e njoftojnë se në rast se nuk paraqitet të hënën e tretë të muajit do të ketë ashpërsim të masës së sigurisë.

Duke qenë se Berisha është në një moshë të thyer, nuk lejohet që t’i caktohet një masë shtrënguese arrest me burg, por e vetmja masë sigurimi që mund të aplikohet në këtë rast është arrest në shtëpi.

Sali Berisha po hetohet per privatizimin e ish-kompleksit Partizani, dosje per te cilen eshte sot ne mase sigurie “arrest me burg” dhendri i tij Jamarber Malltezi.



Skip to toolbar