“Hiqni telefonat, ju dini vetëm të çatoni”, mesazhi i Ramës për 2020

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama e ka kthyer në traditë të përcjellë mesazhe përmes fjalëve të shenjta. Rama zgjedh shpesh fraza nga Bibla dhe Kurani, të cilat i ndan me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Mëngjesin e 2 janarit, kreu i qeverisë zgjodhi të përcjellë mesazhin e tij me fjalët e Papa Françeskut, i cili është shumë aktual sidomos në ditë festash si këto.


“Hiqni telefonat dhe komunikoni me njëri-tjetrin. Hiqini nga duart edhe kur drekoni e flisni. Ju dini vetëm të çatoni dhe keni harruar komunikimin”, është ky mesazhi i Atit të Shenjtë që Rama e ka ndarë në Facebook.

Përmes fjalëve të Papës, Rama ka dhënë dhe një mesazh mjaft domethënës për të gjithë shqiptarët në fillim të vitit 2020.

FJALË TË ÇMUARA📚

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 1. Januar 2020



Skip to toolbar