Tragjedi në familjen shqiptare në Australi, babai vret vajzën dhe dhëndrin

AKTUALITET


Një tragjedi ka ndodhur në një familje shqiptare në prag të Vitit të Ri, ku babai ka vrarë vajzën dhe dhëndrin e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në Yarraville, Ëestern Melbourne në Australi.

55-vjeçari Osman Shaptafaj qëlloi me armë vajzën dhe dhëndrin pas një mosmarrëveshjeje mes tyre në prag të Vitit të Ri. Vajza, Lindita Musai, 25 vjeçe gjeti vdekjen në vend, ndërsa bashkëshorti i saj Veton Musai, 29 vjeç, ka ndërruar jetë një ditë më pas, më 1 janar në spital. Pasi qëlloi çiftin, 55-vjeçari qëlloi veten dhe është i plagosur rëndë.


Çifti, të cilët kishin një vit që ishin martuar, u sulmuan nga babai i vajzës në shtëpinë e tyre më 31 dhjetor. Policia e Victorias po heton ngjarjen si një mosmarrëveshje familjare si motivin e sulmit vrasës në vigjiljen e Vitit të Ri.

Çifti raportohet se kishin edhe mysafirë të tjerë në shtëpinë e tyre kur ndodhi ngjarja. Ata u gjetën në hyrjen e përparme të shtëpisë së tyre me plagë të shumta në trup të shkaktuara nga armë zjarri. Arma u gjet në fund të rrugës.




Skip to toolbar