Holanda ka thyer Anglinë me rezultatin 3-1 në gjysmëfinalen e dytë të Grupit A në Nations League, duke prerë një biletë për finalen ku do të përballet me Portugalinë. “Tulipanët” kanë përmbysr gjithçka, teksa skuadra e Southgate kaloi në avantazh në minutën e 32, pas një gabimi të De Ligt. 19-vjeçari bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj Rashford, teksa arbitri akordoi penallti, e cila u shênua po nga Rashford.
Megjithatë, skuadra holandeze ka reaguar dhe në minutën e 73′ Mathijs De Ligt ka shlyer gjithçka duke barazuar shifrat me një gol me kokë. Anglia kaloi në avantazh pak minuta para fundit por goli i Lingard u anulua nga VAR. Një gabim i John Stones i kushtoi Anglisë, pasi topi i lejuar prej tij u bë autogol nga Kyle Walker.
Por gafat nuk sosën me kaq, pasi Barkley i dhuroi një pasi Debayt, me këtë të fundit që i dha topon Promes, ndërsa ky shënoi golin duke vulosur shifrat në 3-1. Kështu Holanda shkon në finalen e Grupit A të Nations League ku do të përballet me Portugalinë, që dje mundi Zvicrën po me të njëjtin rezultat që fitoi Holanda sot. Ndeshja do të zhvillohet në orën 20:45 në “Estadio do Dragao”.