Hoxhallari vendos baraspeshën, ndizet derbi

Më të fundit


Në një ndeshje të luftuar për çdo top, në çdo cep të fushës, ato që bëjnë diferencën janë detajet, më saktë goditjet standarde. Nga një e tillë në minutën e 38-të, Erjon Hoxhallari vendos baraspeshën me një super gol. Mëngjarashi u tregua perfekt në ekzekutim duke gjetur trekëndëshin e Alban Hoxhës dhe duke sigluar shifrat në 1-1

Në një derbi ku rastet ishin me pikatore, u desh një goditje këndi në minutën e 28-të që ndeshja të ndizej. Egzon Belica me kokë, në shtyllën e parë arriti të fitojë duelin në zonë duke kaluar Partizanin në avantazh. Ky ishte rasti i parë, goditja e parë e Partizanit në portën e Bekaj.


Një derbi fitohet nuk luhet, kjo është një filozofi shekullore që i ka rezistuar kohës, ky diskutim nuk ndryshon as në këtë përballje, të tretën sezonale, ndërmjet Tiranës dhe Partizanit. Ky është një shans i artë për të dy ekipet për tu rikthyer me kohë të plotë në garë për titull, një fitore e mundshme mund ti jete sezonit të dy ekipeve ngjyra të tjera. Tirana vjen pas një ecuri pozitive, për herë të parë këtë sezon kanë arritur tre fitore radhazi ndërsa të kuqtë kërkojnë kthesën e madhe pikërisht në këtë derbi pas tre ndeshjeve ku kanë siguruar vetëm dy pikë. 




Skip to toolbar