Humb betejën me Covid-19 një tjetër mjek

CORONAVIRUS


Humb jetën nga Covid-19 një nga neuropsikiatrët më të njohur shqiptar, prof. dr. Hiqmet Shqerra. Ai ishte i shtruar në spitalin COVID 3, por nuk ka mundur të fitojë betejën me koronavirusin duke u ndarë nga jeta pak pas mesnate në moshën 82-vjeçare.

Doktor Shqerra lindi në Elbasan në një familje autoktone dhe me tradita. Ai studioi në Fakultetin e Mjeksisë dhe u specializua në Degën e Psikiatrisë me rezultate të larta dhe më pas mori titujt akademikë.


Gjatë eksperiencës së tij 56-vjeçare si mjek neuropsikiatër, doktor Shqerra dha një kontribut shumë të rëndësishëm në trajtimin dhe kurimin e qindra pacientëve shqiptarë me probleme të shëndetit mendor.

Për 20 vite drejtoi Spitalin psikiatrik të Elbasanit ku u shqua për aftësitë e veçanta profesionale dhe komunikimin e jashtëzakonshëm human me pacientët, familjarët dhe të gjithë komunitetin.




Skip to toolbar