Humbën betejën me COVID19 në Itali, mbërrijnë në Portin e Durrësit 12 trupat e pajetë

AKTUALITET


12 arkëmorte, me trupa të pajetë të shqiptarëve, të cilët vdekur në Itali, pasi humbën betejën me COVID, janë nisur nga porti i Barit mbrëmjen e djeshme, për të ardhur në Durrës. Gazetarja e New24 Klodjana Haxhiaj teksa ka siguruar pamjet ku shihen dy makina funerali dhe makina që zbresin nga trageti, ndërsa raporton se nga shteti fqinj janë nisur 8 furgona bashkë me trupat pajetë. Trupat e pajetë do të përcillen për në banesën e fundit ne vendet e tyre, vetëm nga pa pak familjarë, për shkak të rregullave të vendosura në kuadër të situatës me COVID.

Dy ditë më parë “Antenna Sud” publikoi disa pamje të realizuara para tre ditëve në portin e Barit nga fotografi Francesco Saccente. “Coronavirus, udhëtimi i fundit drejt shtëpisë”, kështu i kanë përshkruar fotot mediat italiane, duke shtuar se ky është kthimi i trishtuar në vendin e tyre.


“Këtu në Itali kishin gjetur punë, kishin realizuar një ëndërr. Sonte nga porti i Barit pamjet dramatike të makinave funerale me shtetas shqiptarë viktima të pandemisë. Ata do të ngjiten në tragetin Marina drejt Durrësit për lamtumirën e fundit. Foto: Francesco Saccente” shkruante media italiane.

Ndërkohë që në foto janë disa makina me viktima, nuk ka ende një shifër zyrtare se sa shqiptarë janë prekur nga Covid-19 në Itali dhe sa kanë humbur jetën.




Skip to toolbar