Humbi jetën nga tërmeti, Bruno Vespa pyet Ramën për Kristi Reçin, të fejuarën e djalit

AKTUALITET


I ftuar në emisionin “Porta a Porta” të Bruno Vespës, kryeministri Rama ka folur për dëmet që la pas tërmeti dhe ka kërkuar mbështetje dhe donacione për ringritjen e vendit. Gjatë intervistës, Bruno Vespa e ka pyetur Ramën edhe për Kristi Reçin, të fejuarën e djalit të tij Greg Rama, e cila bashkë me familjen e saj humbën jetën nën rrënojat që la pas tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Kryeministri Rama e konfirmoi që Kristi ishte e fejuara e Gregut, por shtoi se nuk dëshiron të flasë për këtë gjë sepse tërmeti nuk ka prekur vetëm atë dhe familjen e tij, por të gjithë vendin.

Po është e vërtet. Duke u ndodhur në këtë situatë të veçantë kam detyrimin të bëj kryeministrin e një vendi që vuan tragjedinë, ndaj nuk doja të flisja për këtë ngjarje sepse nuk është diçka që më përket vetëm mua dhe familjes sime, por i përket të gjithëve. Kjo humbje vetëm sa e shtoi detyrimin tim të brendshëm për të bërë gjithçka, sepse nuk shoh ndryshim nga gjithë të tjerët që humbën jetën”, ka thënë Rama.


Edhe gjatë një interviste për “Real Story”, kur u pyet nga gazetari Sokol Balla në lidhje me Kristi Reçin, Rama u përlot dhe u largua nga intervista duke mos i mbajtur dot emocionet. Para se të largohet, Rama tha shkurt “sot i kam të gjithë si Gregu…”

Kristi Reçi, ishte studente në Fakultetin e Mjekësisë, por jeta e saj u mbyll përgjithmonë  bashkë me familjen e saj pas tërmetit të 26 nëntor. Nga rrënojat e pallatit ku ata jetonin u nxorën të pajetë babai i saj Eduard Reçi, nëna Dolora Reçi dhe vëllai Klaus Reçi.




Skip to toolbar