Vittorio Sgarbi, gazetari italian me vajzën shqiptare: Si i kam njohur shqiptarët që në vitet ‘80

AKTUALITET


Vittorio Sgarbi, politikani dhe personaliteti i njohur televiziv italian ka lidhje të forta me Shqipërinë. Ai ka një vajzë me një grua shqiptare, këngëtare të muzikës lirike, por Shqipërinë e ka njohur nga babai i tij që e ka tërhequr gjithmonë vendi ynë dhe e ka vizituar atë që në vitet e hershme. Vittorio Zgarbi ishte i pranishëm mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Porta a Porta” ku i ftuar ishte edhe kryeministri Edi Rama, dhe ku folën për tërmetin, dëmet e shumta që shkaktoi në Shqipëri dhe të gjitha përpjekjet që duhen bërë për të rimëkëmbur vendin. Gazetari dhe personaliteti i shqyuar italian Vittorio Sgarbi ishte në emision së bashku me vajzën e tij italo-shqiptare Alba, e cila e ka ndarë jetën e saj mes Shqipërisë dhe Italisë dhe tha se kur ra tërmeti nuk ndodhej në Shqipëri, por shumë shpejt do të vijë sërish në vendin tonë, por dhe të mamasë së saj. Ndërsa Sgarbi ka rrëfyer kujtimet e tij nga Shqipëria e viteve 80 kur ai ka shkelur për herë të parë, por edhe më vonë në kohën e luftës së Kosovës ku shqiptarët hapën dyert dhe mikpritën vëllezërit e tyre.

“Shqipëria për mua është vend i madh dhe nostalgjik, babai im ka qenë në Shqipëri më tregonte për Durrësin për Tiranën, me sytë e tij e shihja si vend të largët, si i mbrojtur nga komunistët kinezë. Ishte komunizmi ndryshe nga ne. E shihja larg dhe afër. Më pas e vizitova, kam qenë në kohën e Berishës, Fatos Nanos. Kam marrë pjesë, kam qenë gazetari i parë i huaj në Shqipëri. Në vitet 80 bëra reportazhin e parë. Shkruam me Grazuën dhe Gustavon në Kosovë në Kukës, dhe shikoja shqiptarët që i mirëprisnin. Kosovarët janë shqiptarë që janë të kamur, ata ishin të kënaqur që shqiptarët e pasur vinin tek ata të varfër, ato mercedezët pa targa, ishte e çuditshme. Dhe Shqipëria u kthye në vendin mik, pastaj erdhi ai Edi Rama, një artist, është një piktor i rëndësishëm, fatkeqësisht kohët e fundit ka pasur pak kohë t’i përkushtohet. Ka qenë i ftuari ynë CastellaBate ku fitoi një çmim. Ka një zyrë të kryebashkiakut me një pikturë të tij. Është piktor abstrakt.


Kur mora vesh tërmetin u dërgova mesazh shqiptarëve me malet që nuk kërrusen. Në fund të fundit është popullsi e fortë e fuqishme, merita ime më e madhe nuk është ajo e të qënurit baba, mik. Në fillim konsideroheshin të këqinj. Ishin shqiptarët si rumunët, vrasës hajdutë në vitet 90, por mua me dukej çudi se unë kam pasur marrëdhënie të mrekullueshme me to. Me ambasadorët, por u nis me disavantazh në vitet 90. E imagjinoni kohën kur thuhej, këto janë shqiptarë.. por sot ato janë të integruar, punojnë”, u shpreh Sgarbi.

Ndërsa kryeministri Rama tha se aktualisht në Itali punojnë 38 mijë sipërmarrës shqiptarë që paguajnë kontribute. “Unë jam shumë krenar dhe Vittorio e di, jemi një popull me shumë të meta në fund të fundit, unë e them se shqiptarët janë italianët e veshur me Versaçe. Kemi një të mirë të madhe që është në Kushtetutën tonë të parë, Kanunin e mesjetës ku thuhet: Shtëpia e shqiptarit është e mikut. Kemi strehuar më shumë hebrenj dhe asnjë nuk është denoncuar”, tha Rama.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Rai Uno – PORTA A PORTAhttps://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 4. Dezember 2019



Skip to toolbar