Humbja ndaj Kilit, notat e futbollistëve të Kombëtares shqiptare

KOMBËTARE


Shqipëria regjistroi një humbje zhgënjyse 0-3 ndaj Kilit në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e së premtes në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës.  

Kuqezinjtë nuk arritën të regjistronin asnjë gjuajtje në kuadratin e portierit Bravo. Skuadra e Silvinjos dukej e pakoordinuar, duke mos përmbushur aspak pritshmëritë e tifozëve të shumtë që ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit.  


Për sa i përket notave, faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ka vlerësuar me notat më të larta, Jasir Asanin dhe Kristjan Asllanin, 6.9, ndërkohë që pas tyre vjen Qazim Laçi, i cili u fut nga stoli. Mesfushori dibran u vlerësua me notën 6.8. Ndërkohë më pak të vlerësuarit rezultojnë Hysaj dhe Strakosha me notat 6.2. 

Humbja ndaj Kilit, notat e futbollistëve të Kombëtares shqiptare



Skip to toolbar