Hysaj: Më ofendojnë tifozët pas kompjuterit. Jo për para në kombëtare

SPORT


Mbrojtësi i kombëtares Elseid Hysaj ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Islandën, i cili do të mbajë edhe shiritin e kapitenit pas largimit të Mavraj. Hysi tha se ka shpresa që ekipi mund të fitojë me Islandën, ndërsa foli edhe për humbjen me Francën dhe zhgënjimin e tifozëve. Hysi u shpreh se është normale që një lojtar të gabojë në fushë dhe nuk është e drejtë që të ofendohet e sulmohet për këtë.

“Atmosfera nuk është se jemi të gëzuar me rezultatin por të gjithë e dimë se Franca është kampione bote dhe ka lojtarë me shumë vlerë nga Shqipëria, duhet ta harrojmë atë ndeshje se ka skuadër më të fortë se ne, të gjithë do ta kenë, duhet ta harrojmë atë ndeshje, se trajneri na ka dhënë besimin dhe të gjithë jemi të përqendruar te ndeshja e nesërme për të bërë më të mirën. Jam gjithmonë i kënaqur të kem shiritin e kapitenit se është nder të përfaqësosh një komb si Shqipëria, nuk kam frikë ta mbaj, kam fat me ndeshjet se kemi fituar e shpresoj të fitojmë se jemi përgatitur shumë mirë. Me Francën e dimë të gjithë se kemi pas probleme me zhgënjime, tifozeri e ata që flasin në rrjetet sociale, janë pak ata që ofendojnë, janë të gjithë ata pas kompjuterit që ofendojnë, është normale që një lojtar të gabojë në fushë, nuk është e drejtë të ofendohet e sulmohet kot, ne vijmë këtu jo për të luajtur për para.” u shpreh Hysaj.





Skip to toolbar