I dehuri rreh mjekun në Peqin, arrestohet

AKTUALITET


Një 32-vjeçar përfundoi në pranga pasi dhunoi fizikisht një mjek në Spitalin e Peqinit, në gjendje të dehur.

I riu, nën efektin e alkoolit, dhunoi mjekun me iniciale Y.T., për shkak të detyrës së tij. Pas ngjarjes 32-vjeçari me iniciale A.K. u arrestua nga policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar