Kur Ronaldo mungon, Juventus nuk fiton

AKTUALITET


Lecce ndal Juventusin. 100 minuta lojë nuk i mjaftuan skuadrës së Maurizio Sarrit për të mundur një rival modest si Lecce. Ndonëse kontrolloi topin në gati 70% të lojës, gjuajti 16 herë portën, me gjashtë tentativa për gol, Juve nuk arriti të shkatërronte “autobusin” e Lecce, duke dalë me vetëm një pikë nga transferta, pas barazimit 1-1.

Të dy golat e takimit u shënuan nga pikat e bardhë e penalltisë. I pari ishte goli i Dybala në të 50`, kur Juve fitoi një penallti dhe u shndërrua në gol nga argjentinasi. Por gjashtë minuta më vonë, Mancosu gjeti rrjetën për Lecce po nga pika e bardhë e penllatisë, duke rivendosur barazpeshën në fushën e lojës.


Pas këtij goli, Sarri ndryshon skuadrën duke hedhur Rabiot, Khedira dhe Cuardado në fushën e lojës, por Lecce rreshtohet mirë taktikisht në mbrojtje duke i rezistuar presionit të kundërshtarit. Në fakt, kjo ndeshje tregoi edhe njëherë varësinë që Juventus ka krijuar nga Cristiano Ronaldo, i cili mungoi në këtë takim.

Ronaldo ka shënuar rregullisht pothuajse në çdo ndeshje të Serie A. Megjithatë, pika e së shtunës e mban Juven në vendin e parë në kampionatin italian me 23 pikë, dy më shumë se Inter që ka për të luajtur ndeshjen e kësaj jave.




Skip to toolbar