Policia e Fierit dhe Interpol Tirana arrestuan një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Skllavëri dhe shfrytëzim prostitucioni”.
Konkretisht, në pranga është vënë shtetasi Renard (Krenar) Dashi, 46 vjeç, banues në Radostinë të Fierit.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Autoritetet Gjyqësore të Milanos Itali e kanë dënuar me 15 vjet e 5 muaj burg për veprat penale të “Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.