Shpallen në kërkim terroristët iranianë

#NËRADAR


Drejtuesi i celulës terroriste, që vinte nga radhët e forcave iraniane QUDS, Peyman, si dhe tre anëtarët e tjerë, Abdolkhalegh Malek Zadeh, Erëin Aram dhe Abdulselam Turgut, të cilët u zbuluan nga Policia shqiptare si organizator të një sulmi terrorist në vendin tonë, tashmë janë zyrtarisht të shpallur në kërkim. Lajmin e konfirmoi një burim zyrtar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që i tha Realstory.al se të katërt personat e përmendur dje nga Ardi Veliu si organizatorët e një sulmi terrorist ndaj Muxhaedinëve në Shqipëri, janë shpallur në kërkim.

Në fakt, Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, e lajmëroi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se për këta persona do veprohej në bashkëpunim me Interpolin. Celula terroriste në vendin tonë u zbulua pas një punë dy vjeçare të shërbimeve të inteligjencës, sektorit të anti-terrorit në Policinë e Shtetit dhe bashkëpunimit me partnerë të tjerë.


Kjo celulë terroriste do të kryente një sulm në muajin mars të vitit 2018, ditën që në Shqipëri do të mbahej festa e Sulltan Nevruzit për besimtarët bektashi, ku pjesëmarrës ishin dhe pjesëtar të opozitës iraniane në Shqipëri, MEK. Por fatmirësisht ai sulm u parandalua nga arrestimi i dy personave të dyshuar, që gjithësesi u lanë të lirë më pas për shkak të mungesës së provave.  

Një nga antëratët e kësaj celule, shtetasi turk Abdulselam Turgut është një emër i njohur për policinë e vendit tonë, pasi ai njihet si trafikant ndërkombëtar i drogave të forta. Turgut ishte arrestuar në Shqipëri në vitin 2011 për llogari të drejtësisë gjermane, por në atë kohë ai u la i lirë nga gjykata përpara se të vinte kërkesa për ekstradim, duke u arratisur me pasaportë false jashtë vendit. Abdulselam Turgut, sipas gazetës Tema, ka lidhje në Shqipëri me biznesmenë në fushën e medias, ndërsa Ardi Veliu tha në “Real Story” se hetimi për këtë çështje i përket të ardhmes. /Realstory.al/




Skip to toolbar