Pronat nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç, janë në mesin e objekteve që po bastisen sot nga Policia e Kosovës në kuadër të aksionit që po zhvillohet në veri të vendit.
Sipas videove të publikuara nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Radojiçiç ishte pjesë e grupit terrorist të sulmit terrorist të 24 shtatorit që ndodhi në Banjskë të Zveçanit. Ai është i sanksionuar i ShBA-së dhe i kërkuar nga institucionet e Kosovës.
Policia e Kosovës ka nisur sot në orët e hershme një aksion në pesë lokacione të veriut të vendit. Drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se deri më tani gjithçka ka shkuar mirë.
“Policia ka ndërmarr një aksion të gjerë nëpër disa lokacione në veri dhe deri tash gjithçka është duke shkuar mirë dhe sipas planit”, ka thënë shkurt Elshani.
Ai nuk ka dhënë detaje shtesë.