I humbur prej dy ditësh, gjendet i vdekur 66-vjeçari

AKTUALITET


Një 66-vjeçar i zhdukur prej dy ditësh, është gjetur i vdekur në Bajkaj të Delvinës. Viktima është Zeman Kusho nga Stjari i Delvinës. Trupi i tij është gjetur rreth dy kilometra larg Stjarit. I moshuari kishte prej të hënës i humbur, pasi kishte dalë për të konsumuar një kafe në lokalin e lagjes në fshatin Stjar.

Momenti i fundit që ai është parë janë disa pamje nga kamerat e një biznesi mesditën e të hënës në Stjar. Familja filloi kërkimet, pasi ai nuk u kthye më në banesë, por është gjetur i pajetë rreth orës 11:20 të së mërkurës në Bajkaj.


Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë por dyshohet se shkak mund të jenë bërë edhe temperaturat e larta që mund të kenë sjellë komplikacione në shëndetin e 66-vjeçarit. Nga vëzhgimet e para nuk rezulton që viktima të ketë shenja dhune.




Skip to toolbar