I paarmatosur dhe vetëm me një levë, autori grabit filialin e kredive te Komuna e Parisit

AKTUALITET


Një institucion financiar që lëshon kredi është grabitur mbrëmjen e 7 janarit në zonën e Lulishtes te Komuna e Parisit.

Një person i maskuar me kapuç, i paarmatosur dhe me një levë në dorë ka kërcënuar punonjësit e institucionit duke u grabitur një shumë parash prej 50 mijë lekë të rinj. Kjo shumë ndodhej në kasat e banakut të institucionit, ndërsa autori është larguar menjëherë pas grabitjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:07, në rrugën “Medar Shtylla”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person ende i paidentifikuar dhe i pa armatosur, ka marrë një sasi parash rreth 50 mijë lekë të reja dhe është larguar me vrap.

Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e grabitësit si dhe ka nisur këqyrjen e kamerave të sigurisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Skip to toolbar