Vidhet posta në Krujë, roja se raporton: Më kërcënuan

AKTUALITET


11 milionë lekë janë grabitur nga kasaforta e postës në Krujë, ndërsa është arrestuar roja e objektit, pasi nuk kallëzoi ngjarjen.

51-vjeçari Besnik Parruca, i cili ishte dhe roja private e postës në Krujë, nuk ka kallëzuar grabitjen e ndodhur paraditen e së hënës. Roja nuk ka raportuar as te patrulla e policisë, që kaloi aty pak pas grabitjes, për t’u interesuar se gjithçka shkonte në rregull. Pas arrestimit, 51-vjeçari tha se nuk tregoi për vjedhjen pasi e kërcënuan grabitësit. Policia vuri në pranga rojën nën akuzën e “moskallëzimit të krimit”, ndërsa shpalli në kërkim edhe specialistin e sallës S. T., 28 vjeç, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos njoftuar Policinë e Shtetit në lidhje me ngjarjen.


Grabitësit arritën të merrnin 11 milionë lekë nga posta dhe më pas të largoheshin të qetë, pasi askush nuk raportoi për të. Policia vijon hetimet për të identifikuar autorët dhe kapjen e tyre.




Skip to toolbar