I shkoi në banesë në mes të natës dhe e plagosi me thikë, arrestohet 68-vjeçari

AKTUALITET


Një sherr për motive të dobëta ka çuar në plagosjen me thikë të një 57-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në pas mesnatës në Kodër Kamëz, ku 68-vjeçari me iniciale J.V. i ka shkuar në banesë rreth orës 01:15, 56-vjeçarit F. L. dhe pas konfliktit me të, e ka plagosur rëndë me thikë.

Menjëherë pas ngjarjes është njoftuar policia, e cila ka ndërhyrë në kohë, duke parandaluar përshkallëzimin e sherrit dhe arrestuar autorin e plagosjes. 57-vjeçari pas ndërhyrjes mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  

Nuk duhen arsyet e konfliktit, por 68-vjeçari do të përballet me akuzat e plagosjes me dashje dhe përdorimi i armëve të ftohta.



Skip to toolbar