Teatri Kombëtar, Zamira Kita: Duhet një godinë e re nga themelet, politika po e shfrytëzon keq

POLITIKË


Debati për teatrin kombëtar ka sjellë mjaft reagime në radhën e artistëve që kërkojnë një godinë të re dhe bashkëkohore. Një zë i tillë ka qenë dhe ai i aktores së mirënjohur Zamira Kita. Kryeministri Edi Rama ka sjellë këtë reagim të aktores, e cila shprehet se godina aktuale nuk ka asnjë vlerë. Duke qenë njëherazi drejtoreshë e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Teatrin e Korçës, Zamira Kita shprehet se teatri i ri duhet të ndërtohet nga themelet, pasi godina aktuale është e amortizuar dhe aspak e përshtatshme për të dhënë shfaqje.

“Godina aktuale nuk ka asnjë vlerë. Objektet, sendet, garderoba e aktorëve që kanë luajtur në atë skenë, të ruhen në teatrin e ri që do të ndërtohet, të krijohet një muzeum i vizitueshëm për të gjithë. Duke patur përvojën e Teatrit të Korçës, mendoj se duhet ndërtuar një teatër i ri nga themelet. Teatri Kombëtar ka një amortizim të plotë, nuk është aspak i përshtatshëm për të dhënë shfaqje, nuk është funksional, as komod. Sado që ta rikonstruktojmë atë, nuk besoj se do bëhet një sallë e mirë, e përshtatshme. Unë jam për një teatër të ri. Pse jo, për një projekt si ai që kemi parë, një projekt modern, që të na mundësojë shumë ambiente në funksion të teatrit, siç kemi parë nëpër botë. Mendoj se debati është shfrytëzuar keq nga segmente politike”, shprehet Zamira Kita.


Rama e cilëson aktoren e mirënjohur korçare, Zamira Kita, një ndër protagonistet e gjeneratës së ndërmjetme, mes themeluesve dhe më të rinjve të komunitetit teatror shqiptar, shumë e duartrokitur dhe e respektuar për kontributin artistik, bazuar në një eksperiencë të gjatë e plot pasion në skenën shqiptare.

Aktorja e mirënjohur korçare, Zamira Kita, njëra ndër protagonistet e gjeneratës së ndërmjetme, mes themeluesve dhe më…

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 11. August 2019



Skip to toolbar