I shkon për vizitë në shtëpi, 47-vjeçari qëllon me armë mikun

AKTUALITET


Një konflikt i çastit mes dy miqve për pak është kthyer në një tragjedi në Shkodër, ku një person ka qëlluar me armë ndaj mikut, i cili i kishte ardhur për vizitë në shtëpi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë dhe menjëherë pas njoftimit të policisë, uniformat blu kanë mundur tëvënë në pranga agresorin, të cilit i janë kapur dhe dy armë pa leje.

Burimet policore të Shkodrës deklaruan se në Sallën Operative të Komisariatit të Vaut të Dejës ka ardhur një telefonatë se në fshatin Toplanë kishte një konflikt midis dy shtetasve dhe kishte të shtëna me armë zjarri. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë reaguar në kohë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Shkodër kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në banesën e Gj. V., 47 vjeç, lindur dhe banues në Toplanë, të Njësisë Administrative Temal, të Bashkisë Vau i Dejës, i cili kur ka parë forcat e Policisë ka mundur të largohet. Ky shtetas, në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kundrejt shtetasit P. L., i cili  ndodhej për vizitë tek banesa e shtetasit Gj. V., miq me njëri-tjetrin.


Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dy armë zjarri (pushkë) pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.




Skip to toolbar