I shpallur në kërkim në Bosnje Hercegovinë, 26-vjeçarit i bllokohet automjeti në Durrës

AKTUALITET


Një person ka rënë në pranga, ndërsa 5 të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme  proceduan penalisht  4 persona për veprat  penale “Trafikim i mjeteve motorike” , “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm”.


Konkretisht janë proceduar shtetasit:

-A. Z., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi nga D. SH.T. Rrugor, Durrës është bllokuar automjeti tip “Benz”, pasi gjatë kontrollit në ASF2 Interpol, ky automjet rezulton i shpallur në kërkim në Bosnje Hercegovinë.

-R.A., dhe A. I., 46 dhe 22 vjeçe, banuese në Kosovë, pasi në P.K.K. Durrës, shtetësja R. A., ka ndihmuar shtetasen A. I., të kalojë kufirin në mënyrë të kundraligjshme, me pasaportë franceze, në emër të një shtetaseje tjetër.

Si dhe shtetasi  K. M., 31 vjeç, banues në Kosovë, pasi në P.K.K. Durrës ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundraligjshme, me pasaportë gjermane në emër të një shtetasi tjetër.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak, proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit” , shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin Tiranë-Durrës, në fshatin Koxhas, Shijak, është kapur nga shërbimet e Policisë, me kamionin tip “Benz”, duke hedhur inerte të ndryshme.

Gjithashtu Specialistët e Qarkullimit Rrugor, arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. A. N., 49 vjeç, banues në Shkodër, pasi në aksin rrugorë Fushë Krujë-Milot, duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur shtetasin D. B., 65 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili qarkullonte me biçikletë, si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Ndërkohë materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar