“I vetëdijshëm për atë që më pret te Milani”, Tare: Javën e ardhshme nisim prezantimet e merkatos

Më të fundit


Igli Tare është i vetëdijshëm për atë që e pret te Milan në rolin e drejtorin sportiv. Pas një sezoni zhgënjyes duhet që kuqezinjtë të kthehen fitues ashtu siçe kërkon emri i këtij ekipi.

“Milan është një klub që kërkon menjëherë të arrish rezultat, të fitosh dhe këtë e kam kuptuar dhe jam gati të përballem. Roli im është është i rëndësishmë për strategjitë e duhura“, shprehet Tare.

Në intervistën e parë në kanalin e klubit pas emërimit, Tare tregon se puna që ka nisur do të ketë prezantimet e para që javën e ardhshme.

“Kam ardhur me ide të qarta me shumë entuziazëm, dua ta përçoj këtë në të gjithë ambientin e Milan për skuadrën dhe stafin teknik dhe të bëj punën time që ka të bëjë edhe me merkaton. Nga java e ardhshme do të vijnë dhe do të kemi mundësinë dhe t’i prezantojmë“, tha ai.Puna e tij do të nisë nga trajneri i ri e deri me merkato e lojtarëve.

Igli Tare pas përvojës 15 vjeçare si drejtues te Lazio ku fitoi 6 trofe në Itali, 3 Kupa e 3 Superkupa kërkon të lejë shenjë te një klub i rëndësishëm edhe në arenën ndërkombëtare. Sipas mediave italiane, Tare ka firmosur për 2 vite me mundësi edhe për një të tretë. Igli Tare pritet të ketë dorë të lirë dhe është një urë lidhëse mes skuadrës dhe drejtuesve të tjerë të Milan.



Skip to toolbar