Ibrahimovic mesazh sensibilizues për COVID-19

CORONAVIRUS


Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic pasi kaloi COVID-19 ka dhënë një mesazh sensibilizues për publikun.

Ibrahimoviç thotë në video se virusi e sfidoi, por ai fitoi ndërsa të tjerët nuk janë si ai. Prandaj ai u kërkon të gjithëve mos e sfidojnë COVID-19, por të përdorin kokën dhe të respektojnë rregullat.


39-vjeçari shton se duhet vendosur maska, mbajtur distanca dhe mbrojtur individët përreth. Për të kështu mund të fitohet.

“Virusi më sfidoi dhe unë fitova, por ju nuk jeni Zlatani. Mos e sfidoni virusin dhe përdorni kokën tuaj.
Mos harroni të vendosni maskën, të mbani distancën dhe të mbroni ata përreth jush. Ne do të fitojmë”.- thotë Ibrahimoviç.




Skip to toolbar