IKMT pastron bregdetin nga ndërtimet pa leje

AKTUALITET


Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur këtë të premte aksionin për prishjen e 60 ndërtimeve në vijën bregdetare nga Vlora në Orikum. Lajmin e ka bërë të ditur vetë IKMT në rrjetet sociale, ku njofton se aksioni do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare të vendit.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nis sot një aksion të gjerë që do të shtrihet në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë. Operacioni fillon përgjatë shëtitores bregdetare të Vlorës (Lungomare) deri në Orikum, ku do të prishen mbi 60 objekte një dhe dy katëshe dhe struktura të ndryshme me funksion shërbimi. Objektet e planifikuara për t’u prishur janë të paligjshëm, ndaj IKMT u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, pasi ligji dhe e drejta e shumicës së qytetarëve për hapësirat publike do të zbatohet”, shkruan IKMT.

Ky aksion i IKMT-së vjen disa javë pasi në Sarandë u prish restoranti “Panorma” i Mihal Kokëdhimës, autorit të dhunës ndaj disa turistëve spanjollë. Restoranti i këtij shtetasi, pas aktit të dhunës, u zbulua se ishte i ndërtuar pa leje në një nga zonat më të rëndësishme turistike në vend. Ndaj IKMT e shkatërroi atë, duke e rikthyer zonën e zaptuar në shërbim të turistëve.

Aksioni për rikthimin e normave dhe normalitetit në Porto-Palermo…

Gepostet von Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit – IKMT am Mittwoch, 21. August 2019


Skip to toolbar