Vrau 8 persona, burg përjetë për monstrën e Selenicës

AKTUALITET


Gjykata e Vlorës ka dënuar me burg të përjetshëm Ritvan Zykajn, i njohur si monstra e Selenicës, pasi një vit më parë vrau me armë 8 persona nga familja, mes tyre dhe fëmijë.

Në të vetmen seancë që u paraqit, gjyshi i Ritvan Zykajt, i vetmi që ka mbetur gjallë në familjen Zykaj në Resulaj, ka kërkuar që ai të marrë dënimin që meriton. “Të marrë dënimin që meriton. Nuk kemi pse ta takojmë”.


Më 10 gusht të vitit 2018, Zykaj vrau 8 të afërm të tij, mes të cilëve dy të mitur, në fshatin Resulaj të Selenicës.

Viktima nga sulmi i pamëshirshëm mbetën Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç, Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjeç (bashkëshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjeçe (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjeç (djali i Besimit), Azem Zykaj 49 vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47- vjeç (bashkëshorte e Azemit).

Autori i masakrës tha se i vrau për shkak se e akuzonin për vjedhjen e pulave. Në seancat gjyqësore, Zykaj ka qenë i braktisur nga të gjithë.




Skip to toolbar