Në emisionin “Real Story” në ABC, analisti Frrok Çupi teksa komentoi paraqitjen e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në SPAK u shpreh se ky i fundit duhet të bëhet gati pasi kur kryen akte të paligjshme vjen dita që të paraqitesh para drejtësisë.
Karamuço: Skenari nuk është i rastësishëm kur ata ulen. Janë pjesë të një skenari të një teknike investigative që ata përdorin. Bëjnë pyetje përsëritëse për të parë a je në të njëjtën linjë.
Kjo shkollë e re, mbledh prova dhe më pas thërret personin. Zoti Meta ka tre çështje që është kallëzuar. Por në momentin që thirret i jepet një material përpara dhe i thuhet , mund të japësh shpjegim për këtë. Ku ke qenë e gjëra të tjera. Por kur të shohim se ai do të shkojë sërish në SPAK me një avokat , atëherë do të mendojmë se ka diçka më shumë.
Frrok Çupi: Njerëzit e pushtetshëm që janë thirrur në SPAK, zor se kanë dalë të pangarkuar me akuzë. Publiku është shumë i ndjeshëm ndaj Metës dhe të shoqes, për ligësi, për korrupsion. Është shumë i përfolur. Njerëzit përflasin shumë gjëra, që nga vila, deri tek miniera deri te trafiku i drogës në Meksikë, fëmijët që studiojnë në një vend shumë të shtrenjtë. Në një situatë të tillë jo SPAK, por edhe Zoti të zbriste në tokë, nuk mund të anashkalonte.
E vërteta është se e gjithë kësaj situate SPAK po vendos themelet e drejtësisë, dhe tani po vendos themelet e besimit, para se të vendosë akuzat. Në rastin tonë është e natyrshme që pas thirrjes së parë do të hapen prova dhe ka mundësi që Meta të bëhet gati të shkojë me disa ndërresa, disa cigare se kështu janë punët. Këto nuk e kuptojnë që në kohën kur kryen akte të paligjshme duhet të bëhesh gati, kur të vijë data të paraqitesh.